Sociale 2 November 2024, 23:24 Nga VNA

Raporti i UNESCO-s: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar

Ndaje në Whatsapp
Raporti i UNESCO-s: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar

Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fundit, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO). Raporti është publikuar të shtunën në ditën kur shënohet Dita ndërkombëtare për dhënie fund të pandëshkueshmerisë për krimet kundër gazetarëve. Prej 162 vrasjeve më 2022 dhe 2023, më shumë se gjysma janë kryer në një shtet me konflikt të armatosur. Shumë profesionistë të mediave kanë vdekur nëpër vendlindjet e tyre, sipas raportit. Ata që kanë vdekur në shtetet pa konflikte, janë vrarë për shkak të fokusit në krim të organizuar dhe korrupsion, apo duke raportuar prej protestave, sipas raportit që publikohet çdo dy vjet, dhe analizon sigurinë e gazetarëve në mbarë botën. Në raport është thënë se 162 vrasjet e verifikuara të gazetarëve më 2022-23 përbëjnë “rritje prej 38 për qind në krahasim me periudhën paraprake, kur UNESCO ka regjistruar 117 raste të vrasjeve. Kjo periudhë përbën edhe numrin më të madh të vrasjeve prej periudhës 2016-2017”. “Këto krime nuk mund të mbesin pa u ndëshkuar”, ka thënë drejtoresha e UNESCO-s, Audrey Azoulay, përmes një deklarate. Numri me më së shumti gazetarë të vrarë më 2022 ka qenë Meksika, me 19 raste. Më 2023, numri më i madh i gazetarëve të vrarë, 24, është regjistruar në territoret palestineze. Sipas raportit, Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe shtetet arabe, janë rajonet me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë. Sipas gjetjeve të raportit, për shumicën e vrasjeve askush nuk është mbajtur përgjegjës. UNESCO-ja ka thënë se shkalla globale e pandëshkueshmerisë më 2024 ka shkuar në 85 për qind. Kjo shënon një ulje të vogël në krahasim me 89 për qind më 2018./REL

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme