Sociale 4 Nëntor 2024, 09:27 Nga VNA

Kryeqyteti, vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, pas tyre vijnë dibranët dhe korçarët

Ndaje në Whatsapp
Kryeqyteti, vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, pas tyre

Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 52 % e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë dhe gati gjysma e banorëve janë nga qarqet e tjera. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë.

Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në Fier, Berat që zinin përkatësisht 5.1% secila të popullsisë së kryeqytetit. Mbi 27 mijë banorë ose 4.6 % e popullsisë së kryeqytetit kishin vendlindje Kukës. Lëvizja më të vogla drejt Tiranës kishte Lezha dhe Durrësi, pasi të lindur në këto qarqe zunë përkatësisht 1.9 dhe 2.4 % të popullsisë totale të Bashkisë Tiranë.

Në Tiranë në vitin 2023, kishte mbi 14 mijë shtetas të huaj, të cilët zunë 2.4 për qind të popullsisë së kryeqytetit. Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023 dhe në total janë 598,176 banorë.

Rritja e vogël popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit të cilët po punojnë mbi projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit. Popullsia e Tiranës ka pësuar një tranzicion të fortë demografik. Vendasit që në vitet e para të tranzicionit janë drejtuar në emigracion, teksa mungesa e tyre është plotësuar me të ardhur nga qarqet e tjera të vendit.

Tranzicioni demografik vijon të jetë intensiv pasi gjithnjë e më shumë të arsimuar po ikin nga Tirana jashtë vendit.  Popullsia e Tiranës rezulton të jetë shtuar me rreth 3400 banorë në vit ndërmjet 2011 dhe 2023, në një kohë që në Tiranë janë dhënë leje nga Bashkia e për një shtesë vjetore mbi 20 mijë banorë në vit./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme