Sociale 7 November 2024, 16:17 Nga VNA

Nis hetimi për tregun me shumicë të fruta-perimeve

Ndaje në Whatsapp
Nis hetimi për tregun me shumicë të fruta-perimeve

Në pesë qytete të vendit ka nisur hetimi i thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve. Hetimi ka nisur nga AKU në tregjet fruta perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Sipas njoftimit të institucionit, Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 4 tetor, vlerësoi të dhënat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në këto qarqe. Hetimi paraprak ishte hapur në muajin qershor, pas përfundimit të procedurës së monitorimit në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta perimeve. Nga monitorimi dhe hetimi paraprak rezultoi se, pas analizimit të strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, u vlerësua se ky treg mund të ketë sjellje antikonkurruese, si pasojë e marrëveshjeve ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar, hetim i cili do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 2023 – 30 Shtator 2024. Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka bërë ende publik vendimin e plotë, me analizën dhe argumentet që nxitën hapjen e hetimit të thelluar./  Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme