Sociale 7 Nëntor 2024, 09:28 Nga VNA

Ulen shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë

Ndaje në Whatsapp
Ulen shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë

Fondet që financojnë programet dhe funksionet e qeverisë nga buxheti vit pas vit vijnë në rritje në vlera nominale, por disa funksionime marrin më pak ose më shumë fonde në raport me totalin e shpenzimeve që planifikohen të kryhen gjatë një viti.

Një tabelë që shoqëron projektbuxhetin 2025 tregon se funksionet e mbrojtjes sociale që zakonisht janë pagesat e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe papunësinë vitin që vjen do të zënë 27.8 % të shpenzimeve totale buxhetore nga 29.3 për qind që pritet të zënë këtë vit. (shiko grafikun e mëposhtëm). Shpenzimet për shëndetësinë do të zënë 9.2 % të shpenzimeve totale nga 9.4 për qind në buxhetin fillestar 2024.

Gjithashtu shërbimet e përgjithshme publike marrin 6.9 për qind të totalit të shpenzimeve nga 7.5 % këtë vit. Funksioni më rritjen më të madhe të financimit në raport me madhësinë e buxhetit 2025 janë “Çështjet ekonomike që më 2025 marrin 9.6% të shpenzimeve totale nga 7.9% që pritet të jenë këtë vit.

Fondet për funksionet e “Strehimi dhe komoditetet ndaj komunitetit” do të zënë 4.4 % të shpenzimeve totale me 2025 nga 4 % që zënë këtë vit. Financimi i mbrojtjes që përfaqëson shpenzimet për ushtrinë do të financohem me 4.5 për qind të shpenzimeve totale, në të njëjtat nivele si më 2024.

Shpenzimet për rendin dhe sigurinë vijnë me rritje. Ato do të zënë 6% të shpenzimeve të përgjithshme publike vitin që vjen nga 5.6% këtë vit. Kapaciteti financiar i qeverisë në buxhetin e shtetit është rritur konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, por përfitimet nuk po shpërndahen në mënyrë të drejtë me qytetarët për shërbime më të mira arsimore, shëndetësorë dhe të ardhura për shtresat në nevojë.

Vitin që vjen shpenzimet buxhetore planifikohen 823 miliardë lekë (8,2 mld euro) vlerë kjo 87 për qind më e lartë se në vitin 2014 ku kapaciteti për të shpenzuar ishte 438 miliardë lekë (3,5 mld euro) më kursin e atëhershëm të këmbimit. Të përllogaritura në euro buxheti publik u rrit shumë se dy herë, por në anën tjetër sektorët e arsimit të shëndetësisë dhe skema e pensioneve po përfitojnë gjithnjë e më pak nga rritja e të ardhurave.

Buxheti i shtetit përveçse në është rritur në vlerë po lehtësohet nga borxhi publik dhe subvencioni i skemës së pensioneve. 2024-a ishte viti i tretë radhazi ku borxhi publik përveçse ka pësuar ulje në raport me PBB-së shënoi rënie edhe në vlerë. Subvencioni për skemën publike është gjithashtu në rënie si në vlerë edhe në raport me PBB-në me 2025 në raport me 6 vite me parë./Monitor

 

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme