Sociale 7 November 2024, 21:42 Nga VNA

Rreth 3.2% e popullsisë nuk ka ndjekur kurrë shkollën/ Gjirokastra dhe Lezha me numrin më të lartë individëve të paarsimuar

Ndaje në Whatsapp
Rreth 3.2% e popullsisë nuk ka ndjekur kurrë shkollën/

Sipas të dhënave më të fundit nga Censi i vitit 2023, rreth 3.2% e popullsisë totale në Shqipëri nuk ka ndjekur kurrë shkollën. "Scan" ka analizuar këto shifra për të identifikuar qarqet ku mungesa e arsimimit është më e theksuar.

Në qarqet më të populluara si Tirana dhe Durrësi, përqindja e individëve që nuk kanë ndjekur shkollën është relativisht më e ulët krahasimisht me qarqet e tjera. Tirana, me 13,720 individë të paarsimuar, ka një raport prej 19 individësh të paarsimuar për çdo 1,000 banorë, ndërsa Durrësi ka 6,243 persona që nuk kanë ndjekur shkollën, ose 28 individë për çdo 1,000 banorë. Kjo mund të lidhet me ndërgjegjësimin më të lartë për rëndësinë e arsimit në këto zona, ku sistemi arsimor është më i zhvilluar dhe ofron më shumë mundësi për individët.

Nga ana tjetër, qarqet si Berati dhe Dibra kanë një përqindje më të lartë të individëve që nuk kanë ndjekur shkollën krahasuar me Tiranën dhe Durrësin. Në Berat, 4,491 individë nuk kanë pasur mundësi ose dëshirë  të arsimohen , duke regjistruar  kështu 32 individë për 1,000 banorë. Po ashtu, në Dibër janë 3,377 individë që nuk kanë ndjekur asnjëherë shkollën, me një raport prej 31 individësh për 1,000 banorë.

Ndërkohë, në Lezhë dhe Gjirokastër kemi 35 individë të paarsimuar për çdo 1000 banorë, duke u pozicionuar kështu si qarqet më të paarsimuara në shkallë vendi. Më pas renditet Elbasani dhe Vlora  me 34 dhe 32 individë të paarsimuar për çdo 1,000 banorë.

Në të kundërt pas Tiranës, Korça dhe Kukësi si duket i kanë kushtuar më shumë vëmendje arsimit duke regjistruar edhe numrin më të ulët të individëve të paarsimuar krahasimisht me popullsitë respektive të secilit qark. Konketisht , në Kukës kemi 1,676 individë që nuk kanë frekuentuar shkollën asnjëherë ndërsa në Korçë ky numër është 4,699. Raporti i individëve të paarsimuar për 1,000 banorë në këto qarqe është 27./SCAN/

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme