Sociale 11 November 2024, 09:24 Nga VNA

Raporti i KLSH zbulon shifrat/ Tatimet keq për punonjës, vitin e kaluar 23% e organikës në DPT e paplotësuar

Ndaje në Whatsapp

Burimet njerëzore nuk janë shqetësim madhor vetëm për sektorin privat, por edhe për administratën shtetërore, për të cilën gjithmonë kishte një mbi-kërkesë për punë deri para pandemisë.

Plani i punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në drejtim të kontrolleve dhe inspektimeve vitin e kaluar nuk u përmbush për shkak se gati një katërta e organikës nuk ishte e plotësuar me punonjës, referoi Kontrolli i Lartë Shtetit në raportin për buxhetin faktik të vitit 2023 përgatitur për Kuvendin e Shqipërisë.

Në dhjetor të vitit 2023 administrata tatimore ka pasur 338 vende pune vakante nga 1450 gjithsej ose 23 % e organikës së paplotësuar, vërën KLSH. Gjithashtu, konstatohet se DPT-ja ka 71 procese gjyqësore të hapura për largimet nga puna. Administrata tatimore vitin e kaluar ishte në ristrukturim organizativ sipas një VKM-je që u miratua në maj të vitit 2023.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka një stok ë lartë të kontrolleve të papërfunduara. Nga viti 2017, ku deri 2023 janë gjithsej 805 kontrolle të pezulluara, të pafilluara ose që vijojnë në proces: 109 kontrolle të pafilluara, 47 kontrolle të pezulluara, 432 kontrolle në fazë projekt raporti, 201 kontrolle dërguar projekt raporti, 14 kontrolle pritet observacion nga subjekti dhe 2 kontrolle në fazë raporti përfundimtar.

Mungesa e personelit ka ndikuar në eficiencën e institucionit. Gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në fund të vitit 2023 rezulton në vlerën rreth 155 miliardë lekë (1,5 miliardë euro), nga i cili detyrimi është 61%, gjobë 34% dhe interesat 5%.

Ky detyrim ju përket 182,490 subjekteve, me një rritje vjetore prej rreth 8,3 miliardë lekë dhe me një ulje prej 1,467 subjekte debitorë. Detyrimet më të mëdha i përkasin TVSH-së dhe në vijim Tatim fitimi, sigurimet etj. 55 % e detyrimeve të prapambetura tatimore janë të periudhës mbi 5 vjeçare dhe vetëm 10 % është deri në 1 vit.

KLSH vë në dukje se ka një vështirësi të konsiderueshme në vjeljen e këtij borxhi, pasi 74 % e vlerës ju përket subjekteve pasive dhe vetëm 26 % atyre aktive. Sipas KLSH-së, situata e mësipërme është si pasojë edhe se DPT ka ushtruar masa shtrënguese të pakta duke pasur parasysh numrin e subjekteve me detyrime të prapambetura dhe se këto masa shtrënguese janë të përsëritura për një numër të konsiderueshëm rastesh.

Me mungesë personeli është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Nga auditimi i menaxhimit dhe administrimit të burimeve njerëzore është konstatuar se administrata doganore ka pasur 118 pozicione vakante pune gjatë vitit 2023 nga 1074 në strukturë gjithsej ose 11 %, me rritje krahasuar me 2022, si dhe 278 transferime të përkohshme punonjësish, duke cenuar ndjeshëm performancën e institucionale të administratës fiskale doganore./Monitor/

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme