Sociale 13 November 2024, 09:19 Nga VNA

Të dhënat e Cens 2023: Popullsia e Tiranës, pa komunat, është tkurrur me 29 mijë banorë në dekadën e fundit

Ndaje në Whatsapp
Të dhënat e Cens 2023: Popullsia e Tiranës, pa komunat,

Popullsia e qytetit të Tiranës pa përfshirë njësitë administrative ish-komunat rezultoi 389,323 banorë në cens 2023, me ulje 7% ose (29,172) banorë më pak se të dhënat e cens 2011, ku u numëruan 418,495 banorë (shiko tabelën e mëposhtme).

Të dhënat e detajuara të cens 2023 për popullsinë dhe banesat në Bashkinë e Tiranës tregojnë për zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qyteti në ish-komuna dhe në fshat. Pakësimi i popullsisë në kufijtë e bashkisë së qytetit ka qenë në zhvillim të kundërt me volumet e larta të ndërtimit brenda qytetit me kulla dhe komplekse pallatesh.

Banorët e kryeqytetit janë zhvendosur drejt skajeve. P.sh. popullsia e Kasharit, një ish-komunë u rrit me 106 % ndërmjet dy censeve. Në vitin 2023 në Kashar rezultuan mbi 89 mijë banorë nga 43 mijë që ishin në vitin 2011. Komuna e Kasharit mori zhvillim të shpejtë në ndërtimin e objekteve për banim, por nuk ishte i mirë-studiuar, pasi nuk u shoqërua me infrastrukturën mbështetëse si shkolla dhe qendra shëndetësore.

Më pas rritjen më të madhe të popullsisë e ka ish komuna e Dajtit, popullsia e së cilës arriti në mbi 35 mijë banorë me rritje 74 % nga 2011. Komuna e Farkës gjithashtu kishte rritje me 60% të popullsisë ndërmjet 2011 dhe 2023, duke shënuar 36 mijë banorë aktualisht. Gjithashtu ish- komuna e Petrelës regjistroi mbi 5,700 banorë me 2023 më një rritje 21% nga 2011-ta.

Në 8 isha komuna të tjera si Peza, Bërzhita, Ndroqi, Baldukshu, Zall Ballstar, Krrabë, Shëngjergj  dhe Zall Herr popullsia ka rënë me ritme dyshifrore ndërmjet dy censeve. Lëvizjet e popullsisë tregojnë se qyteti i Tiranës po behet gjithnjë e më shumë i pajtueshëm dhe i shtrenjtë sidomos nga familjet e reja.

Në dhjetë vitet e fundit familjet e reja kanë preferuar të blejnë prona në periferi të Tiranës, sakaq territori i qytetit të vjetër është pakësuar nga emigrimi, rënia e lindjeve dhe zhvendosja në periferi.

Të dhënat sugjerojnë se, popullsia me nivel ekonomik mbi mesataren është zhvendosur nga Tirana në komplekset rezidenciale të ngritura në ish komuna, teksa familjet e reja kanë preferuar të nisin jetën në periferitë, ish komunat e Dajtit dhe Kasharit pasi ishin më të përballueshme për blerjen e shtëpive.

Rritjet e çmimeve të banesave në Tiranë edhe në kushtet e rënies së popullsisë, po bëhet shkak për zhvendosje gjithnjë e më shumë të popullsisë së re ne zonat periferikë jashtë qytetit./Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme