Sociale 14 November 2024, 09:11 Nga VNA

Mangësitë/Koncesioni për instrumentet matës të verifikimit të shpërndarjes së karburantit dhe gazit

Ndaje në Whatsapp
Mangësitë/Koncesioni për instrumentet matës të

Analiza e gjashtë viteve aktivitet sa i takon fillesës së një koncesioni por edhe zbatimi i kontratës kanë dalë në përfundimin se ai shoqërohet me mangësi të shumta. Kontrolli i Lartë i Shtetit publiko raportin e një auditimi të kryer pranë Ministrisë së Financave “Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe miratimin e bonusit në procedurën konkurruese që i jepet shoqërisë”, për periudhën 09.12.2016 deri më datë 31.12.2022.

Referuar këtij raporti audituesit dalin në përfundimin se lidhur me përputhshëmrinë rezultuan mangësi kryesisht në procedurën e dhënies me koncesion dhe zbatimin e kontratës koncesionare, si shkelje e kuadrit rregullator të fushës (koncesioneve) për dhënien me koncesion të këtij shërbimi, pasi është bërë nëpërmjet propozimit të pa kërkuar, i cili nuk e përfshin dhënien me koncesion në një nga fushat e përcaktuara në kuadrin rregullator të fushës.

“Dhënia me koncesion e shërbimit të verifikimit të shpërndarësve të karburantit, ka ndikuar negativisht në efektivitetin dhe eficiencën e investimeve të kryera në Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, për blerjen e autolaboratorëve dhe pajisjeve të nevojshme për kryerjen e këtij shërbimi, ku janë investuar 63,975,994 lekë. U konstatuan mangësi në hartimin e kontratës së koncesionit duke mos pasqyruar kushtet e DST. Gjithashtu u konstatuan mangësi në zbatimin e kontratës nga koncesionari si dhe nga institucionet që mbështesin parregullsitë e konstatuara”, thuhet në raport.

Konkretisht raporti i KLSH sjell në vëmendje se në shqyrtimin e dokumentacionit të dosjes së procedurës së dhënies me koncesion u konstatua se studimi i fizibilitetit dorëzuar nga koncesionari përmban të dhëna të pasakta në përllogaritjen e të ardhurave vjetore, të cilat automatikisht ndikojnë në vlerën e NPV (vlera aktuale neto), tregues i cili shërben për marrjen e vendimit për kryerjen e investimit ose/jo.

“Studimi i fizibilitetit përgatitur nga komisioni i dhënies me koncesion, përmban të dhëna jo të sakta, si dhe të pakonfirmuara nga burime zyrtare. Komisioni, për ta bërë fizibël projektin e koncesionit, i ka shtuar si të ardhura vjetore koncesionarit, të ardhurat nga TVSH që do të sigurohen nga ofrimi i shërbimit nga koncesionari, si dhe është sjellë situata në kushte jo të barabarta me krahasuesin e sektorit publik, pra ofrimin e shërbimit nga DPM, ku kësaj të fundit nuk i kanë njohur aspak të ardhura për buxhetin e shtetit, përkundrazi i kanë shtuar si kosto TVSH që nuk ka mbledhur DPM, ndërkohë që DPM nuk është institucioni përgjegjës për mbledhjen e TVSH. Komisioni i dhënies me koncesion nuk përmban specialist të fushës, detyrim ky ligjor për tu përmbushur”, thuhet në raport.

Audituesit kanë konstatuar se në raportin përmbledhës drejtuar titullarit të AK, mungojnë elementë që i japin fuqi ligjore dokumentit, konkretisht mungon vula e institucionit dhe si i tillë nuk vërteton miratimin nga titullari i AK.

“Në mendimin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit dhe Borxhit Publik, nëpërmjet MEMO-s nr. s’ka, datë 27.08.2018, nuk pasqyrohet mendimi i drejtorisë së mësipërme për ndikimin që mund të ketë dhënia me koncesion në drejtim të deficitit buxhetor dhe detyrimeve kontingjente eventuale”, nënvizon KLSH.

Raporti konstaton një seri elementësh në një parashtrim prej 178 faqesh duke bërë ndër të tjera edhe rekomandimet përkatëse për institucionet. Aktualisht koncesioni për kontrollin e instrumenteve matëse nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm. Mbajtës i kontratës është shoqëria koncesionare Noa Inspect shpk./ Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme