Sociale 15 November 2024, 10:31 Nga VNA

Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për shumë vite

Ndaje në Whatsapp

Borxhi (detyrimet) në formën e sigurimeve të papaguara të punonjëseve nga bizneset apo dhe vetë institucionet shtetërore arriti në 24,3 miliardë lekë në fund të vitit 2023, sipas të dhënave nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).

KLSH referon se kjo shumë e përafërt me 240 milionë euro do të ishte e mjaftueshme për të përballuar indeksimin e pensioneve për shumë vite.

Mospagimi i detyrimeve të sigurimeve të punonjësve nuk është një shkelje që bëhet vetëm nga bizneset private.

 

 

Të paktën 668 ente publike buxhetore dhe jo buxhetore kanë detyrime të papaguara në vlerën e 794 milionë lekëve rreth 8 milionë euro, të cilat duhet të ishin arkëtuar nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve për llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), vëren Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në një kontroll të ushtruar në ISSH. Nga detyrimet e përgjithshme 18,4 miliardë lekë ndiqen nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve dhe një shumë prej 5,8 miliardë lekësh janë detyrime nën përgjegjësinë e ISSH-se si arkëtime të vonuara nga bujqit dhe pensione të përfituara në mënyrë të padrejtë ndër vite.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se rreth 103 mijë subjekte debitorë, me vlerë rreth 15.8 miliard detyrime të prapambetura dhe më gjithë kamata dhe gjoba arrin në 18,4 miliardë lekë. Një subjekt identifikohet si debitor nga mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore në momentin kur pagesa e kryer është më e vogël në vlerë se vlera e përcaktuar në Deklaratën e Listë pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të ardhurave nga TAP, ku afati ligjor i pagesës së tyre është data 20 e muajit pasardhës.

Detyrimet e papaguara nga subjektet nën përgjegjësi të DPT-së, janë progresive dhe dërgohen nga DPT çdo 3 muaj, sipas akt marrëveshjes midis dy institucioneve, për të cilat ISSH nuk ka tagër në mbledhjen e tyre.

KLSH vë në dukje se detyrimet e papaguara nga subjektet debitorë në lidhje më shumat e papaguara të kontributeve, përfaqësojnë një numër të konsiderueshëm personash, të punësuar në këto subjekte, të cilët nuk mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore (pensione, leje barrë-lindje, raporte mjekësore etj).

Të dhënat tregojnë se gati gjysma e borxhit është i arkëtueshëm, pasi zotërohet nga ndërmarrjet që kanë status aktiv.

Subjektet aktive debitorë rezultojnë në numër 44,980 ose zënë rreth 41% të numrit gjithsej të subjekteve debitorë dhe në vlerë 8,5 miliardë lekë ose 47% të të gjithë shumës të detyrimit prej 18,4 miliardë lekësh.

Peshën specifike më të lartë kundrejt totalit të detyrimeve të subjekteve aktive e kanë Subjektet juridike prej 53%, e më pas biznesi i vogël me 41% dhe subjektet publike mesatarisht me 6%./Monitor

 

 

 

 

 

 

 

 

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme