Sociale 15 November 2024, 10:25 Nga VNA

“Mirëmbrëma yje”: Rekord klikimesh por a do flasë dikush për vlerat?

Ndaje në Whatsapp
“Mirëmbrëma yje”: Rekord klikimesh por a do flasë

"Mirëmbrëma yje" është emisioni i ri i Arbana Osmanit, i shfaqur mbrëmë në kanalin e saj në YouTube, i cili ka arritur rekorde shikueshmërie. Thënë ndryshe, Arbana e ka fituar “garën” e saj me TCH, televizionin ku punoi për shumë vite dhe arriti rekorde audience me programet Big Brother dhe Big Brother VIP. Në këtë kontekst, Arbana Osmani e tregoi veten si një profesioniste të zonjën për të tërhequr audiencë. Por pyetja që lind është: a përçoi ajo me këtë format diçka me vlerë për shikuesit? A ishte programi i saj një qasje e re televizive apo thjesht një garë dhe “inat” me TCH?

Po ta analizosh me kujdes, në programin e parë, i vetmi lajm që qarkulloi ishte ai i arsyeve të divorcit të këngëtarit Ledri Vula. Thënë ndryshe, një thashethem që Arbana e konfirmoi në programin e saj. Por çfarë interesi ka publiku për jetën private të Ledri Vulës? A është kjo një mënyrë për të kënaqur audiencën me thashetheme, duke iu shmangur të vërtetave që shqetësojnë artin shqiptar? A mos ndoshta artistët duhet, përtej detajeve të jetës private, të flasin për nivelin e artit që përçojnë? Për mënyrën se si ky art orienton shijet e publikut, sidomos të të rinjve? Për ndikimin e politikës në art dhe anasjelltas, duke treguar se vlerat po zbehen dhe se edukimi ndoshta nuk është misioni i parë i medias?

Megjithatë, është detyrë funksionale e atyre që, në emër të klikimeve dhe audiencës, mbajnë mbi supe përgjegjësinë që të paktën të orientojnë shijet dhe edukatën e publikut. Sepse mund të fitosh garën e klikimeve, por në atë të vlerave nuk dallon shumë nga emisioni “Për’puthen”.

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme