Politika 21 February 2025, 17:13 Nga VNA

Kapobandat që media i “paketoi” si heronj. Safet Bajri përballë Grida Dumës, modeli i shëmtuar i gazetarisë

Ndaje në Whatsapp
Kapobandat që media i “paketoi” si heronj. Safet Bajri

Safet Bajri, i dyshuar për vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale, është ndaluar sot me urdhër të SPAK nga forcat speciale të policisë. Pak ditë më parë, ai i shpëtoi urdhrit të policisë për ta shoqëruar për të dhënë ADN-në edhe pse u shfaq pak orë më vonë te emisioni i Grida Dumës si mbështetës i punës së Policisë së Shtetit.

Safet Bajri prezumohet i pafajshëm deri në vendimin e gjykatës për të ndaj akuzave të ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme. Fakt mbetet që ai ka shlyer dënimin ndaj tij dhënë nga Gjykata në Belgjikë. Edhe pse i ka shpëtuar disa herë drejtësisë shqiptare, në Shkodër dhe jo vetëm, bëmat e tij nuk janë legjenda urbane, por fakte që rëndojnë mbi jetën e qytetarëve dhe bizneseve të pambrojtura. Për të cilët nuk është kujdesur as politika, as drejtësia e cunguar por për shëmtinë më të madhe u detyruan madje ta shihnin Safet Bajrin edhe si qytetarin model të paketuar nga Grida Duma dhe paneli i emisionit të saj.

Safet Bajri tashmë i ka llogaritë e tij me drejtësinë, por fatkeqësia e inkriminimit të gazetarëve si Grida Duma & Co është një dëm me pasoja të pariparueshme për një shoqëri si e jona. Korrupsioni, hajdutëria apo makutëria e politikës shqiptare mund të jetë shndërruar fatkeqësisht në një “normalitet” për shqiptarët. Por kur krimi dhe pjellat e tij amnistohen, kur gazetarët bëhen avokatë të banditëve dhe kur media vihet në shërbim të bandave, atëherë, për fat të keq, mund të themi që kemi rënë në një batak nga ku është vështirë të dalim. Sepse ata që duhet të ndërgjegjësojnë publikun për fatkeqësinë e një vendi, janë as më pak e as më shumë se bashkëpunëtorë të llumit bandito-politik.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme