Politika 21 February 2025, 14:03 Nga VNA

Berisha: SPAK duhet ta arrestonte Ramën për mitingun elektoral

Ndaje në Whatsapp
Berisha: SPAK duhet ta arrestonte Ramën për mitingun elektoral

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se SPAK duhet të kishte arrestuar kryeministrin Edi Rama për mitingun e mbajtur në sheshin Skënderbej me punonjës të administratës. Sipas tij, ky tubim përbën shkeljen më të rëndë të ligjit elektoral.

“Nëse SPAK pretendon se do të veprojë kundër krimit elektoral, atëherë ja ku e ka Ramën. Mitingu i mbrëmshëm është dëshmi e qartë e abuzimit me administratën,” u shpreh Berisha.

Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin për mosadresimin e skandalit të USAID, duke e akuzuar atë dhe njerëzit e afërt për përfshirje në një çështje financiare të dyshimtë.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Berisha konfirmoi se negociatat me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) po shkojnë mirë dhe se është i hapur për aleanca me çdo forcë politike që synon rrëzimin e Ramës. Megjithatë, ai theksoi se nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme