Politika 21 February 2025, 16:12 Nga VNA

Hetimi krimeve elektorale/ Dumani sfidon Ramën dhe Berishën

Ndaje në Whatsapp
Hetimi krimeve elektorale/ Dumani sfidon Ramën dhe Berishën

“Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrave.” – Kështu i është përgjigjur sot Altin Dumani shqetësimit të kryeministrit Rama, i cili tha pak ditë më parë se “S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore.”

Kreu i Prokurorisë së Posaçme tha se hetimi do të kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Sipas tij, krimi zgjedhor, përfshirë edhe atë me financime joformale, dhe zgjatja e hetimeve post factum krijojnë mosbesim. Për këtë arsye, Altin Dumani duket i vendosur në zbatimin e strategjisë së SPAK për të luftuar krimin zgjedhor.

A do të përdorë prokuroria përgjimet apo metoda të tjera hetimore për këtë proces? Përgjigja për këtë gjendet në strategjinë e publikuar nga SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore. Edhe pse palët politike kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për vjedhje dhe krime elektorale, deri më sot nuk ka pasur asnjë hetim të përfunduar seriozisht për këto akuza.

Kryetari i PD-së dhe kryeministri janë skeptikë deri më tani për iniciativën e re ligjore të Prokurorisë së Posaçme. Sfida e re e SPAK tashmë është shtrirë në një dimension të ri: krimin elektoral. Padyshim, publiku pret më shumë rezultate në një kohë kur Prokuroria e Posaçme mbetet institucioni me besueshmërinë më të lartë në Shqipëri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme