Bota 17 September 2026, 22:59 Nga VNA

“Jenny from the Cell”? Gruaja e arrestuar për vjedhje bëhet virale sepse ngjan si Jennifer Lopez

Ndaje në Whatsapp
“Jenny from the Cell”? Gruaja e arrestuar për vjedhje

Një arrestim i zakonshëm për vjedhje në Minnesota është kthyer papritur në histori virale në rrjetet sociale, jo për shkak të shumës së mallrave të vjedhura, por për shkak të pamjes së të arrestuarës.

Cyrena Anne Quast, 35 vjeç, u arrestua më 30 gusht në Monticello, Minnesota, pasi dyshohet se vodhi dy paketa baterish për vegla pune, me vlerë rreth 580 dollarë. Sipas mediave amerikane, një punonjës i dyqanit e njohu gruan nga një rast i mëparshëm vjedhjeje dhe njoftoi policinë, duke dhënë edhe të dhënat e automjetit.

Por pas publikimit të fotos së saj nga policia, historia mori një tjetër drejtim. Në rrjetet sociale, shumë përdorues nisën ta krahasojnë 35-vjeçaren me Jennifer Lopez, duke komentuar ngjashmërinë e saj me këngëtaren dhe aktoren e njohur amerikane.

Ironia nuk mungoi. Disa përdorues e quajtën “Jenny from D-Block”, një lojë fjalësh me hitin e famshëm të Lopez, “Jenny from the Block”, ndërsa të tjerë bënë shaka se Jennifer Lopez duhet të bëjë një test ADN-je.

Quast është akuzuar për vjedhje, e klasifikuar në Minnesota si “gross misdemeanor”, një kundërvajtje më e rëndë penale. Ajo u lirua një ditë pas arrestimit, ndërsa mediat amerikane raportojnë se nuk është hera e parë që emri i saj shfaqet në dosje policore.

Në fund, një vjedhje baterish prej 580 dollarësh u kthye në lajm ndërkombëtar për një arsye krejt tjetër: sepse interneti pa Jennifer Lopez aty ku policia pa një të dyshuar për vjedhje.

Video

Del video e përleshjes me thika në një berberhane në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre të rinj. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej autorëve i afrohet në befasi 24-vjeçarit dhe tenton ta godasë me thikë në qafë. I riu arrin të shmanget në kohë, por më pas situata përshkallëzohet në një përleshje të dhunshme. Njëri prej të plagosurve u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa Policia arrestoi tre persona. Lajmi i plotë në koment.

Plas sherri në ajër/ Dy pasagjerë përleshen me grushte në fluturimin Londër–Daka Momente tensioni dhe paniku janë regjistruar në një avion të “Biman Bangladesh Airlines”, ku dy pasagjerë janë përleshur fizikisht në mes të fluturimit nga Londra drejt Dakës. Në videon që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, dy burrat shfaqen duke debatuar ashpër, përpara se të shkëmbejnë grushte. Përleshja u bë aq e dhunshme, sa njërit prej tyre iu gris edhe bluza.

Bota në pak minuta...

Rama kundër Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi miraton formulën e pagave, kryeministri i vendos “vijat e kuqe” Kushtetueses

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme