Bota 17 September 2026, 14:47 Nga VNA

Mbreti Charles paralajmëron gjigantët e Inteligjencës Artificiale: Mund të ketë pasoja katastrofike nëse bie në duar të gabuara

Ndaje në Whatsapp

fvdvdfvd.jpg

Mbreti Charles III i Britanisë ka paralajmëruar drejtuesit e kompanive më të mëdha të Inteligjencës Artificiale për rreziqet që mund të sjellë teknologjia nëse bie në duar të gabuara, duke kërkuar masa të forta sigurie përpara se të jetë tepër vonë.

Gjatë një takimi në Skoci me drejtues dhe përfaqësues të Nvidia, Google DeepMind, OpenAI, Anthropic dhe kompanive të tjera të sektorit, monarku britanik tha se zhvillimi i shpejtë i IA-së duhet të shoqërohet me garanci që teknologjia të mbetet nën kontrollin e njerëzve.

Charles theksoi se edhe vetë ekspertët dhe kompanitë që po zhvillojnë këto teknologji po paralajmërojnë gjithnjë e më shumë për aftësitë e rrezikshme që mund të fitojnë sistemet e avancuara të IA-së. Sipas tij, ekziston urgjenca për të vlerësuar rreziqet ekzistenciale dhe mundësinë që teknologjia të përdoret në mënyra me pasoja katastrofike.

Mbreti u kërkoi drejtuesve të industrisë që përparimi teknologjik të mos jetë qëllimi i vetëm, por zhvillimi i IA-së të bëhet në mënyrë që t'i shërbejë njerëzimit, komuniteteve dhe mjedisit.

Takimi zhvillohet në një kohë kur debati ndërkombëtar mbi sigurinë e Inteligjencës Artificiale është intensifikuar, ndërsa drejtues dhe studiues të industrisë kanë kërkuar masa më të forta sigurie dhe kontrolli për sistemet gjithnjë e më të fuqishme.

Video

Paqe e përkohshme në seancë plenare

As Rama nuk e mbron Evis Salën me kaq zell.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme