Ekskluzive 9 May 2025, 09:21 Nga VNA

“Janë njerëzit e mi…” — Përgjimet e SPAK zbulojnë blerjen e votave nga eksponentë të PSD në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
“Janë njerëzit e mi…” — Përgjimet e SPAK

VNA zbardh detaje nga hetimi i SPAK për shitblerjen e votës në Shkodër nga eksponentë të PSD-së së Tom Doshit.

Në këtë aktivitet dyshohet të jetë përfshirë, ndër të tjerë, Ardian Hysa, kryetar i Partisë Socialdemokrate në Malësi të Madhe.

“Hysa është angazhuar në fushatë zgjedhore, duke u përfshirë në aktivitetin kriminal të korrupsionit aktiv në zgjedhje, për këtë parti politike, dhe konkretisht duke ofruar para tek zgjedhës të ndryshëm në zonën e Malësisë së Madhe, me qëllim blerjen e votave në favor dhe për llogari të Partisë Socialdemokrate, për zgjedhjet e 11 majit 2025. Shumat monetare dyshohet se merren nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie politike, të cilët punojnë në qarkun e Shkodrës”, thekson dosja.

Pas nisjes së hetimit, SPAK ka përgjuar Hysën, gjatë një bisede me një shtetas tjetër, i cili shprehet se:

“…Për Zotin, tash se di unë, janë pak vota e burr, si i thonë, i kam te ata që janë njerëzit e mi, a kupton, po unë për Zotin e kam një fije të vështirë me shku vetë, prej problemit që kam, a kupton…”.

Hysa i thotë të flasin nga afër dhe më pas komunikimi mes tyre fillon në WhatsApp.

“Nga përmbajtja e komunikimeve krijohet bindja se shtetasi Ardian Hysa, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të identifikuar, janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në fushën e zgjedhjeve. Përveç dhënies apo premtimit të përfitimeve të kundërligjshme në këmbim të votës, ata gjithashtu janë angazhuar duke marrë karta identiteti të qytetarëve të ndryshëm, me qëllim që këta të fundit të mos marrin pjesë në votimet e 11 majit 2025”, theksohet më tej.

Nisur nga provat e siguruara, SPAK urdhëroi 6 kontrolle të personave të dyshuar për përfshirje në shitblerjen e votës. Kontrollet u kryen ditën e djeshme në Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës nga BKH-ja dhe Policia e Shtetit.

Gjashtë personave iu morën celularët, ndërsa u kontrolluan 9 automjete, një prej të cilëve pronë e OSHEE-

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme