Ekskluzive 26 Prill 2025, 12:42 Nga VNA

Problemet e votimit të Diasporës. A duhet SPAK të nisë hetimet për procedurat e dështuara të KQZ?

Ndaje në Whatsapp
Problemet e votimit të Diasporës. A duhet SPAK të nisë

Kostoja e votimit të emigrantëve që kemi shpjeguar më herët nuk është kosto fikse. Ajo nuk ndalet te shifra 13 milionë euro e llogaritur si pagesë për postën dhe materialet zgjedhore të dedikuara për emigrantët.

Kjo kosto vijon të rritet çdo ditë, sepse asaj i shtohen pagat që janë paguar dhe vazhdojnë t’u paguhen gati 300 personave të angazhuar posaçërisht nga KQZ për këtë proces. Kostos i duhen shtuar edhe spotet dhe reklamat “shpjeguese” që KQZ prodhon, sigurisht kundrejt pagesës, dhe që KQZ i shfaq në mediat vizive dhe të shkruara, sigurisht edhe këto me pagesë. Kjo kosto tashmë llogaritet të ketë kapur shifrën e 15 milionë eurove.

Për ta qartësuar: kjo shifër nuk është paguar nga kuotat e anëtarësisë së partive politike as nga donacione për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Është kosto e vënë në dispozicion të Celibashit nga Buxheti i Shtetit, nga lekët e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.

Për çdo emigrant që do të votojë, ka paguar një shqiptar që jeton në Shqipëri, pavarësisht nëse ky që jeton në Shqipëri do apo s’do të votojë vetë.

Shqiptari që jeton në Shqipëri ka paguar të paktën 53 euro për nisjen e procesit që bën të mundur që shqiptari që jeton jashtë të ushtrojë të drejtën e votës. Në fakt, e gjithë kjo llogari duhej bërë përpara se të shihnim papërgjegjshmërinë e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili del e jep intervista me pamje të përgjumur e si njeri pa halle, por që me këtë stil deri tani ka siguruar mungesën e vëmendjes së aktorëve politikë dhe të medias tradicionale.

Duhet të jetë e qartë se votimi me postë u kërkua nga Celibashi si i vetmi opsion i garantuar që siguronte dërgimin dhe mbërritjen e zarfeve të votave. Ky variant ishte më i shtrenjti, por ky fakt nuk e tronditi Celibashin. Paratë nuk i paguan Celibashi. Atij iu dhanë që të administronte procesin për të cilin siguroi dhe punoi gjatë që ta arrinte. Qartësisht, sepse ishte i shtrenjtë!

Sot prindërit e dy fëmijëve studentë, për shembull, kanë paguar që fëmijët e tyre të votojnë. E pasi paratë ia dhanë Celibashit, po ndodh që fëmijët po përballen me vështirësi që të mund të votojnë, pavarësisht se prindërit i kanë paguar shtrenjtë zarfet që duhet t’u shkonin dhe të ktheheshin te Celibashi. Me ritmin e deritanishëm, rrezikohet që mbi 100.000 zarfe nuk do të arrijnë të kthehen në kohë.

Fondi i shpërdoruar me atë rast do të ishte rreth 6 milionë euro, të dorëzuara Celibashit që t’i administronte dhe përdorte në interesin më të mirë të votuesve.

Askush nuk pyet ende sot se cilit model iu referua Ilirian Celibashi kur zgjodhi formatin më të madh të mundshëm të fletës së votimit. Madje, ky model i pambështetur kurrkund u pëlqye shumë edhe nga nënkryetarët e Ramës dhe Berishës në këtë proces, respektivisht Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit.

Të dy, Bylykbashi dhe Gjiknuri, pëlqyen shumë një format flete votimi me çmim të lartë, pa u interesuar shumë për rreziqet e marzhit të lartë të gabimit që ai format paralajmëron. Por ndërsa Gjiknuri, për shembull, në emër të PS-së po reagon me shqetësim për problematikat me votat e emigrantëve, Bylykbashi i PD-së as që po e vë ujin në zjarr.

Madje, në PD ka dhe personazhe si Belind Këlliçi, që akuzon përfaqësuesit e PS-së pse po u sqarojnë emigrantëve që të lëviznin me çdo mjet për të siguruar përcjelljen e votës së tyre drejt KQZ-së.

Bylykbashi nuk shqetësohet që votat e emigrantëve rrezikojnë të mos mbërrijnë. Por a po priste PD-ja ndryshimin nga vota e emigrantëve? Apo, si përherë, gabimet flagrante do t’i përdorin si alibi për rezultatet e zgjedhjeve pas 11 majit?

Në nisje të fushatës, Celibashi shpalli me bujë marrëveshjen e lidhur në SPAK për hetimin e krimit zgjedhor. Por a përbëjnë 15 milionë euro të (sh)përdorura kuturu krim zgjedhor? A duhet të hetojë SPAK për numrin e lartë të emigrantëve që kanë nisur të denoncojnë mosfunksionimin e votimit me postë? Një proces që është në përgjegjësinë direkte të KQZ-së.

A mos është rasti që SPAK të vërë në punë marrëveshjen, duke nisur me Celibashin të parin?

Video

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme