Ekskluzive 8 Prill 2025, 10:24 Nga VNA

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, lëvizjet e autorëve, para bizneseve dhe banesave të Durim e Valter Bamit. A kanë dijeni vëllezërit për krimin?

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, lëvizjet e autorëve, para bizneseve dhe

Ilir Beqaraj alias Brahimi alias Mancellari është një prej të pandehurve për ekzekutimin mafioz të Gentjan Bejtjas, në fshatin Larush të Fushë Krujës.

Ai është marrë i pandehur për akuzën e “vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në kërkim është shpallur autori i dytë i dyshuar Flodian Plaku alias Flodian Serjani alias Flodian Mamo. Ndërsa Edison Haxhiu është akuzuar për krijim të kushteve për të kryer vrasje.

Gentjan Bejtja, dikur mik e më pas armik i përbetuar i vëllezërve Durim e Valter Bami, të njohur si të fortët e Niklës u vra me 15 mars 2024, vritet në oborrin e banesës së tij në fshatin Larush.

Në aktakuzën e prokurorisë ndër të tjera thuhet se Ilir Beqaraj ka patur rolin e ndihmësit dhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës ditë përpara ngjarjes, ndërsa ka marrë pjesë dhe në vrasje.

GPS i makinës së marrë me qira prej tij e ka tradhtuar Beqaraj, pasi ai ka qëndruar para vrasjes në afërsi të lokalit dhe banesave të vëllezërve Durim e Valter Bami.

“I pandehuri Ilir Beqaraj, në kohë të ndryshme përpara ngjarjes, me mjetin e tij volsvagen me targa AB4xxBx ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e shtetasit Gentjan Bejtja, kjo gjë provohet nga kqyrja e GPS të mjetit që Beqaj e ka marrë me qira.

Konkretisht, nga kqyrja rezulton se se mjeti Volsvagen me targa AB4xxBx ka të instaluara/ inkorporuar dy pajisje GPS nga të cilat rezulton se më datë 2 janar 2024 ky automjet ka ndaluar për rreth 33 minuta pranë kompleksit “J…” në aksion rrugor Nikël-Mukje, në fshatin Verjon, Nikël, që njihet si lokali i shtetasit Durim Bami. Ndërsa më datë 7 mars 2024 ky automjet ka qëndruar i ndaluar nga ora 20:27 deri në orën 20:36 pranë banesave të shtetasve Durim e Valter Bamin në fshatin Zezë”, thuhet në dosje. Valter Bami që u mor në pyetje nga policia deklaroi se ishte larguar nga Shqipëria drejt Kosovës me datë 13 mars, dy ditë para ngjarjes dhe prej andej ka shkuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe ku është bashkuar me vëllain Durimin.

Prokuroria ka zbardhur edhe lëvizjet e Beqarajt ditën e ngjarjes, ku ai shfaqet në disa zona të ndryshme në Fushë Krujë.

“Nga provat e administruara dhe konkretisht pamjet filmike të sekuestruara rezulton se më datë 15 mars në prën 10:36 automjeti I markës Volksvagen Golf me targa AB 9xxGx futet në ambjentet e një kompleksi rezidencial në Lundër dhe pasi kthehet del sërish nga ambjentet e këtij kompleksi.

Në prën 09:39 ky automjet shfaqet në lëbizje duke dalë nga kompleksi rezidencial “L..H..” ku ndodhet dhe vila/banesa në pronësi të Ilir Beqaraj. Në orën 10:22 ku automjet konstatohet në lëbizje tek ish Sheshi Shqiponja në drejtim të Casa Italia, ndërsa në orën 11:30 ky automjet shfaqet në lëbizje ne segmentin rrugor Ura e Gjolës, në dejtim të mbikalimit të Fushë Krujës,rrugën përpara shkollës në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Në orën 11:38 në orën 12: 48 në orën 13:30 në orën 13”59 kë automjet onstatohet në lëvizje, në rrugën përpara një marketi, në Fushë Krujë, ndërsa në orën 14:00 konstatohet në lëboizje, në fshatin Luz, Fushë Krujë”, thuhet në dosje.

Gani Bejtja, babai i Gentjan Bejtjas, ka deklaruar se 10 ditët e fundit para se të vritej, djali I tij ka qëndruar në banesën e prindërve. Sipas hetuesve, kjo dëshmon se grupi kriminal e ka planifikuar ne detaje krimin dhe ka pasur informacion për lëvizjet e Bejtjas.

Në gjurmët e të dyshuarve u ra fillimisht përmes makinës që u përdor në krim, mandet kamerat e ndryshme, përfshirë dhe të institucioneve fiksuan makinën me të cilën u larguan autorët. Ndërsa në një agjenci turistike u zbuluan të gjithë biletat e prera për Flodian Plakun, vëllezërit Bami ku të dhënat dërgoheshin nga Rohan Brahimi alias Sidorel Prendi që dyshohet të ketë qenë po ashtu në ngjarje, por ai u vra më pas në Greqi.

Ish-policit të Burgjeve Gentjan Bejtja më herët i kishin vrarë kunatin në derën e shtëpisë dhe i kishin plagosur fëmijët e mitur. Ai vetë iu kishte mbijetuar disa atentateve.

Video

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme