Ekskluzive 7 April 2025, 14:33 Nga VNA

Ilir Proda “shpërblen” me gradë asistente​n e tij

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda “shpërblen” me gradë asistente​n e tij

Ilir Proda ka “shpërblyer” asistenten e tij, Iris Bregu, me gradën Drejtuese e Parë, me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Bregu nuk i është nënshtruar procesit të zakonshëm të marrjes së gradave, një proces shpesh i shoqëruar me akuza dhe debate të forta.

Megjithatë, ajo ka përfituar gradën e lartë nëpërmjet një pike të ligjit që lejon dhënien e gradave në raste funksionesh të veçanta. Ende mbetet e paqartë se çfarë funksioni të veçantë kryen asistentja e kryepolicit Proda që të justifikojë një promovim të tillë.

Pavarësisht kësaj, Iris Bregu tashmë gëzon jo vetëm një pagë më të lartë, por edhe të drejtën për të garuar me drejtuesit më të lartë të Policisë për pozicione të rëndësishme. A është kjo mënyra me të cilën Proda po i hap rrugën Bregut drejt një posti drejtues?

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme