Ekskluzive 14 March 2025, 08:48 Nga VNA

VNA sjell pamjet, çfarë filmuan kamerat pas vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër. Zbardhet dëshmia e të dashurës së Safet Bajrit. Çfarë e tradhtoi ish-misin

Ndaje në Whatsapp

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit, u nis nga Tirana bashkë me të dashurën e tij, E.A., ish-miss, dhe Astmer Bilalin, pasi kishte planifikuar vrasjen e Fatbardh Licit. Në Lezhë mbërrijnë në orën 06:11, prej andej në Shkodër.

Sipas SPAK, dyshohet se Safet Bajri dhe Bilali marrin automjetin e vjedhur dhe afrohen te lokali që Sokol Lici kishte me qira. Aty pinte çdo mëngjes vëllai i Sokolit, Fatbardh Lici. Këtë të fundit e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, mjeti ka lëvizur në drejtim të Dobracit, ku ka hyrë në rrugicën që të çon te lokali i Bajrave, ku dyshohet të ketë zbritur Safet Bajri. Më pas, Astmer Bilali djeg automjetin që përdorën në vrasje.

Njëzet minuta më vonë, është E.A., e dashura e Safetit, që drejtonte automjetin me të cilin janë larguar. Para hetuesve, vajza ka deklaruar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja, por në fakt ka gënjyer, pasi shfaqet në pamjet filmike në Shkodër 20 minuta pas atentatit ndaj Licit. Për këtë arsye, SPAK ka firmosur urdhër-arrest ndaj saj dhe ajo ka përfunduar në pranga, nën dyshimet për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorëve të krimit. Sipas hetuesve, ka dyshime se ajo kishte dijeni për ngjarjen.

SPAK thotë se ishte Behar Bajri që përplasi Ibrahim Licin e Astmer Bilalin. Fatbardh Licin e vranë në shenjë hakmarrjeje, pasi dyshonin se Ibrahimi kishte vrarë mikun e tyre, Boran Bërcana, dhe partneren e tij, Silvi Ndoci. Boran Bërcana dyshohej si autor i atentatit me tritol ndaj Pellumb Kullës, dhëndrit të Licëve.

Bërcana ishte shok me Gjin Ndojin, që u vra, sipas SPAK, nga Behar Bajri. Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë tashmë zyrtarisht të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Ata u tradhtuan nga kamerat e sigurisë në qytet dhe, në çdo lëvizje, u fokusuan.

VNA sjell disa prej fotove të automjeteve që u përdorën në vrasjen e Licit. Analizimi i pamjeve filmike dhe provave të tjera ka bindur hetuesit se Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë autorë të vrasjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme