Ekskluzive 14 February 2025, 11:14 Nga VNA

SPAK kërkon llogari për shkeljen e perimetrit të sigurisë gjatë seancës ndaj Veliajt/ A do të nisë hetim për Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorisë e Policisë?

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon llogari për shkeljen e perimetrit të sigurisë

Burime të VNA bëjnë me dije se SPAK dhe GJKKO i kanë dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për dijeni, si dhe Zyrës së BE-së në Tiranë, ku kërkojnë sqarime lidhur me arsyet pse nuk janë marrë masat për të siguruar perimetrin e sigurisë gjatë dhe pas seancës për Erion Veliajn. Qartazi, perimetri i sigurisë së godinës së SPAK dhe GJKKO ishte i pambrojtur, ndërkohë që mbështetës të kryetarit të bashkisë qëndruan aty për orë të tëra, penguan furgonin e Drejtorisë së Burgjeve, fyen dhe intimiduan prokurorët dhe gjykatësit, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të stafit.

Burime të VNA bëjnë me dije se Garda e Republikës ka kërkuar disa herë ndihmë për të menaxhuar mitingun e mbështetësve të Veliajt, të cilët e shkelën shumë herë perimetrin e sigurisë, por drejtuesit e policisë nuk kanë bërë asnjë reagim dhe kanë qëndruar indiferentë.

Në pamjet e publikuara nga mediat u pa qartë se mbështetësit e zotit Veliaj u përpoqën disa herë të kalonin perimetrin e sigurisë dhe ndaluan për disa minuta furgonin ku ndodhej kryetari i bashkisë. Gjatë gjithë kohës që zgjati procesi, në territorin rreth gjykatës dhe SPAK nuk u pa asnjë forcë policie, ndërkohë që vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vijon të ketë ende celularin e sekuestruar nga SPAK, pas dyshimeve se ka dekonspiruar një aksion për kapjen e bandave në Elbasan gjatë kohës që drejtonte policinë e këtij qyteti.

Nuk dihet ende nëse Prokuroria e Posaçme do të nisë një hetim për neglizhencë dhe shpërdorim detyre ndaj Policisë së Shtetit për këtë çështje, ku militantë të PS-së sulmuan verbalisht dhe jo vetëm godinën e SPAK dhe GJKKO, gjatë kohës që zhvillohej gjyqi për masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme