Ekskluzive 24 January 2025, 20:11 Nga VNA

Rikthehet Modeli i Bankave Italo-Shqiptare. A po përgatit qeveria Bankën Patronazhiste për zgjedhjet e më tej?

Ndaje në Whatsapp
Rikthehet Modeli i Bankave Italo-Shqiptare. A po përgatit qeveria

Sot kryeministri Edi Rama ka shpallur publikisht krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit që do të krijohet në bashkëpunim me një institucion financiar italian dhe do të ketë në drejtim një skuadër italo-shqiptare. Nuk ka më shumë detaje në njoftimin më të fundit publik, përveç cilësimit të bankës së re nga kryeministri si motor zhvillimi që do të ketë qeverisje të pavarur dhe profesionale.

Që në shtator 2024, VNA informoi publikun mbi projektin e qeverisë shqiptare për të krijuar një bankë zhvillimi (artikulli këtu https://vna.al/nje-banke-qeveritare/). Artikulli shprehte një sërë çështjesh të paqarta që krijonte ky projekt, të cilat mbeten ende të tilla, deri sa qeveria të vendosë të japë publikisht më shumë informacion.

Shqipëria ka patur për vite një bankë italo-shqiptare të krijuar me ligj të veçantë nga parlamenti shqiptar, e cila në fund u bashkua me ish-Bankën Shqiptaro-Amerikane, pasi më parë ishte shndërruar në një bankë problematike, veçanërisht në cilësinë e keqe të portofolit të kredive.

Gjithsesi, të tjera diskutime ngrihen mbi projektin për bankën e re italo-shqiptare të Ramës:

1-A ka tregu bankar në Shqipëri hapësirë për të shtuar numrin e bankave, gjithmonë nëse kjo bankë do të veprojë në kushte të njëjta loje si edhe bankat e tjera?

2-Sa e distancuar do të jetë nga qeveria dhe politika shtetërore, apo de facto do të jetë një tjetër sipërmarrje shtetërore që do të centralizojë edhe më shumë ekonominë në duart e partisë në pushtet?

3-Përse i nevojitet kjo bankë Edi Ramës dhe qeverisë së tij, kur tregu bankar ka një numër të konsiderueshëm bankash dhe institucionesh financiare?

4- A do të ketë guxim Banka e Shqipërisë të shqyrtojë rigorozisht kërkesën për licencë të kësaj banke, sikur të ishte një projekt i pavarur nga qeveria?

5- Ziraat Bank, një tjetër bankë turke, ka shprehur interesin të hyjë në tregun bankar shqiptar. Këtu mbetet të shohim përsëri se si do të trajtohen nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë interesat e këtyre dy bankave për të hyrë në tregun shqiptar.

Sido që të paketohet apo zbukurohet ky projekt, në të vërtetë mbetet një masë për të forcuar gllabërimin dhe kontrollin e Ramës e të qeverisë së tij mbi ekonominë dhe financat, në dëm të mekanizmave të tregut të lirë. Me shumë gjasa tani edhe sektori bankar do të ketë bankë patronazhiste.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme