Ekskluzive 21 Janar 2025, 18:44 Nga VNA

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar: Në 1945 në Shqipëri ndodhen 300 robër lufte gjermanë

Ndaje në Whatsapp

Pas Luftës së Dytë Botërore, përfaqësues të Kryqit të Kuq Ndërkombetar që zhvilluan një në Shqipëri në Tetor 1945, raportuan se në Shqipëri kishte rreth 300 të robër lufte gjermanë. Në tetor të vitit 1945, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq vizituan rreth tri të katërtat e tyre, të cilët konfirmuan këtë shifër. Këta robër lufte ishin kapur kryesisht nga partizanët gjatë tërheqjes së trupave gjermane nga Korfuzi nëpërmjet Shqipërisë, veçanërisht në betejën midis krahinës së Elbasanit dhe Tiranës.

Pas kapjes së robërve atyre iu morën uniformat, këpucët, kapotat, kapelat dhe deri edhe rrobat e brendshme. Fillimisht, ata u mbyllën në baraka në grupe prej 20-50 veta për dy-tre javë, në kushte higjienike të këqia. Ushqimi përbëhej vetëm nga ujë dhe bukë, ndërsa të plagosurit nuk morën ndihmë mjekësore dhe të sëmurët nuk iu dhanë ilaçe. Si rezultat, shumë u prekën nga dizenteria, e cila shkaktoi vdekjen e 40-50% të tyre. Të vdekurit u varrosën pranë burgut pa arkivole dhe varret e tyre mbetën pa emra.

Pas disa javësh, pjesa më e madhe e të burgosurve u transportua në zonën e Peshkopisë, ku mbërritën në dhjetor të vitit 1944. Transporti përfshinte marshime të gjata prej 6-8 ditësh, shpesh pa strehë dhe ushqim të mjaftueshëm, gjë që shkaktoi vdekjen e shumë robërve gjatë rrugës. Në Peshkopi, ata u strehuan në shtëpi të ndryshme, shpesh pa veshje të përshtatshme dhe në kushte të vështira higjienike. Për t’u mbajtur gjallë, disa prej të fortëve u detyruan të punonin për rindërtimin e një tubacioni uji të shkatërruar gjatë luftës, por rreth 25 prej tyre vdiqën nga ushqyerja e pamjaftueshme.

Në fund të dhjetorit 1944, shumica e të burgosurve u dërguan në fshatra për të punuar tek fshatrët. Aty, për herë të parë, morën ushqim të mirë, rroba dhe u dezinfektuan nga parazitët. Kushtet u përmirësuan ndjeshëm, dhe në mars të vitit 1945, thuajse të gjithë ishin çliruar nga morrat. Fshatarët, pavarësisht varfërisë së tyre, u treguan të sjellshëm me të burgosurit.

Në prill të vitit 1945, të burgosurit u mblodhën përsëri në Peshkopi, ku rikthimi i kushteve higjienike të tmerrshme shkaktoi një tjetër shpërthim dizenterie dhe infektimi nga parazitët. Ata punonin në ndërtimin e një varreze dhe merrnin si ushqim vetëm fasule dhe pak mish. Shumica kaluan natën jashtë, pa strehim dhe batanije, duke vuajtur nga të ftohtit.

Në shtator të vitit 1945, një grup i vogël prej 50 burrash marshoi nga Peshkopia në Tiranë, një udhëtim që për disa zgjati deri në shtatë ditë. Në Tiranë, trajtimi i tyre u përmirësua ndjeshëm. Ata merrnin rreth 700 gram bukë në ditë dhe dy vakte të ngrohta, zakonisht fasule dhe mish. Megjithatë, mungesa e veshjeve mbeti problem.

Një prej të burgosurve, Bruno Heiliger, një prift katolik, raportoi për kushtet e vështira në burgun civil të Tiranës dhe më vonë për përmirësimin e trajtimit kur filloi të punonte në një spital ushtarak. Heiliger konfirmoi se të burgosurit gjermanë nuk ishin dhunuar nga civilë ose ushtarakë.

Në Tiranë dhe Vlorë, të burgosurit kishin liri të kufizuar, por ende vuanin nga mungesa e veshmbathjeve. Kryqi i Kuq Shqiptar, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Amerikan, premtoi furnizimin e të burgosurve me rroba dhe uniforma.

Të burgosurit gjermanë kërkonin të transferoheshin në Itali, në duart e britanikëve, pasi kishin frikë të dërgoheshin në Jugosllavi, ku mendonin se do të përballeshin me rusët. Austriakët, ndërkohë, shpresonin për një kthim të shpejtë në vendlindje. Propozimi për nënshkrimin e Konventës së Gjenevës nga qeveria shqiptare mbeti pezull.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme