Ekskluzive 17 December 2024, 13:35 Nga VNA

SHBA “vulosin” mosbashkëpunimin me Sali Berishën dhe Ilir Metën për zgjedhjet e ardhshme/ VNA zbardh emrat dhe temat e bisedës me faktorin opozitar në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
SHBA “vulosin” mosbashkëpunimin me Sali Berishën dhe Ilir

“Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor” - me këtë deklaratë e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn, i ka vënë “vulën” e mosbashkëpunimit me Sali Berishën për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë ditëve të fundit, zonja Van Horn është takuar me faktorë të politikës opozitare, duke përfshirë dhe deputetë të PD zyrtare dhe partive të tjera opozitare. VNA mësoi se e dërguara me punë e SHBA në Tiranë është takuar me deputeten e PD Jorida Tabakun e shoqëruar me disa deputetë të tjerë të PD jo të afërt me kryetarin demokrat. Ndër të tjera gjatë takimit është diskutuar për zgjedhjet e ardhshme, përdorimin e pushtetit, ndikimin në procesin elektoral, ndikimin e krimit të organizuar, hapësirën e opozitës në kuvend, uzurpimin e çdo hapësire legjislative, pavarësinë e institucioneve, veçanërisht të drejtësisë, dhe nevojën për qeveri teknike.

Në një tjetër takim me Enkelejd Alibejan të partisë “Djathtas 1912”, Dashamir Shehin, Flutura Açkën dhe Agron Shehajt, veç problematikës zgjedhore, është folur dhe për reformën në drejtësi, institucionet e reja të dala prej saj dhe SPAK-un. SHBA kanë përshëndetur mbështetjen që kjo forcë politike i jep punës së bërë deri më tani nga Prokuroria e Posaçme. Ndërsa një shqetësim për këtë parti të re opozitare mbeten listat e mbyllura, një marrëveshje e arritur mes PS dhe PD. Një parlament i dalë me emrat e Ramës dhe Berishës është konsideruar një fluks deputetësh që rrezikojnë seriozisht punën e SPAK dhe për këtë shenjat kanë qenë të qarta.

Takimet me partitë opozitare, përjashtuar kryetarin e asaj që konsiderohet partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, qartas dëshmojnë mosndryshimin e kursit ndaj shpalljes non grata të Sali Berishës në vitin 2021. Ndërkohë, jashtë spektrit të partive, në takime me ambasadën e SHBA ka qenë dhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme