Ekskluzive 14 December 2024, 18:13 Nga VNA

Kush është njeriu i konsideruar si "truri" financiar  i kompanive të Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Kush është njeriu i konsideruar si "truri" financiar  i

Adela Kondakçiu, e cila është në listën e personave të cilëve SPAK ka sekuestruar celularin në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, është një prej njerëzve të besuar të Ajola Xoxës. Kondakçiu, ekonomiste me profesion, ka përgatitur bilancet e kompanisë "Partners Law" të Ajola Xoxës, si dhe të kompanive të tjera në administrim të bashkëshortes së kryebashkiakut. Për më tepër, ajo është konsideruar si "truri" financiar i kompanive të Xoxës, të cilat u kontrolluan me urdhër të SPAK.

Komunikimet që Kondakçiu ka pasur me Xoxën, por edhe me persona të tjerë me interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë e Tiranës, duket se konsiderohen si prova të rëndësishme nga SPAK, dhe për këtë arsye është bërë edhe sekuestrimi i telefonit të saj celular.

Përveç lidhjes me Xoxën, Kondakçiu ka lidhje indirekte edhe me zyrtarë të lartë në Bashkinë e Tiranës. Rezulton se ajo është ekonomiste e kompanisë ANK Architecture, me administrator Albana Koçollari, e cila është motra e Mirela Koçollarit, drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës. ANK Architecture është kompania që shembi gjimnazin "Sami Frashëri".

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme