Ekskluzive 12 December 2024, 11:46 Nga VNA

Adem Jashari, futbolli shqiptar dhe Serbia në mes

Ndaje në Whatsapp
Adem Jashari, futbolli shqiptar dhe Serbia në mes

Më 16 dhjetor pritet që UEFA të zyrtarizojë kampionatin e përbashkët Europian “Euro 2027” për kombëtaret U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë. Temë shumë e diskutuar që ka ngjallur reagime të forta pasi ka lënduar shqiptarët në të dyja anët e kufirit.

Dikush mund të pyesë me të drejtë: ç’lidhje ka në këtë rast Adem Jashari?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje mjafton të shohësh se prej muajit majit, kënga “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës nuk luhet më në stadiumin shqiptar. Është kënga që i dedikohet heroit legjendar Adem Jashari, i vrarë së bashku me shumë familjarë të tij nga ushtria serbe. Vetë këngëtarja Fejza ka reaguar pak ditë më parë duke e cilësuar të pakuptimtë vendimin e FSHF-së. Më pas kanë reaguar edhe personalitete të futbollit, mes të cilëve ish-kapiteni legjendar, Lorik Cana. Ndërsa nga FSHF asnjë reagim.

Burime pranë institucionit të futbollit bëjnë me dije se koha kur kënga “Mora Fjalë” nuk është luajtur më në stadium përkon me kohën kur Shqipëria dhe Serbia e kishin arritur një marrëveshje për të organizuar Euro 2027 së bashku.

Pra, për ta “zbutur” disi situatën dhe për të mos i kujtuar publikut shqiptar në çdo ndeshje se po bashkëpunonim me Serbinë që masakroi mijëra shqiptarë përtej kufirit, përfshi edhe legjendarin Adem Jashari, FSHF me një urdhër të fshehtë u vendosi që të mos luhej më kjo këngë “për ca kohë”.

Tifo-grupet kryesore kanë reaguar deri tani vetëm në rrjetet sociale dhe me banderola sporadike kundër bashkëpunimit të FSHF-së me Serbinë, por vetëm kaq.

Ministria e Arsimit ka heshtur, federata e Kosovës hesht, ndërkohë që u është dhënë urdhër i prerë futbollistëve të kombëtares që të mos flasin asnjëherë për këtë temë.

Sa për kuriozitet, Kënga “Mora fjalë” në fakt u bë “hit” brenda dhomave të zhveshjes me Ylber Ramadanin dhe Mirlind Dakun që e këndonin gjatë grumbullimeve. Më pas kur nisën të vinin fitoret e mëdha, skuadra ia përcolli edhe publikut duke kënduar të përqafuar para tribunës.

Por festa mbaroi dhe tani FSHF duhet të bashkëpunojë me Serbinë, e cila me sa duket paska fuqinë që ti imponojë edhe këngët që luhen në stadiumet shqiptare.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme