Ekskluzive 26 November 2024, 16:52 Nga VNA

5 vite nga tërmeti i 26 Nëntorit/ Rindërtimi vijon, ministri në arrati dhe milionat që vidhen

Ndaje në Whatsapp
5 vite nga tërmeti i 26 Nëntorit/ Rindërtimi vijon, ministri
Sot bëhen 5 vite nga rënia e tërmetit të 26 Nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 qytetarë e qindra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë, mes katër rrugëve. Nga Tirana, në Durrës, Shijak, Lezhë, Krujë e Laç me dhjetëra pallate e banesa pësuan dëme të konsiderueshme, disa prej të cilave u shembën qyshse atë natë.

Pallatet në Thumanë dhe në lagjen 13 në Durrës janë simboli real i katastrofës që preku vendin tonë.

Akoma edhe sot imazhet nga shembja e atyre pallateve janë të fiksuara në nëndërgjegjen e secilit prej nesh. Se si aty nën rrënoja humbën jetën fëmijë, të rinj e të reja, të moshuar, familje të tëra.

Goditja e tërmetit të 26 Nëntorit 2019 la pasoja të mëdha për vendin, duke shkaktuar humbje jetësh njerëzore, trauma psikologjike por edhe pasoja ekonomike duke dëmtuar mijëra banesa e biznese.

Asokohe, të gjithë e mbajnë mend se si angazhimi qeveritar, nisi në mbledhjen e fondeve.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë donatorësh, prej të cilëve Shqipëria siguroi 1.15 miliardë euro.

Ndërkohë, Bashkimi Europian u angazhua për rindërtimin e 63 objekteve arsimore, me një fond prej 75 milionë eurosh.

Turqia u angazhua konkretisht me procesin e rindërtimit në bashkinë e Laçit.

Në kuadër të rindërtimit u ngrit edhe një Ministri e posaçme, Ministria e Rindërtimit, më në krye z. Arben Ahmetaj.

Të gjitha bashkitë e prekura nga dëmet e tërmetit nisën procesin e rindërtimit.

Sot 5 vite më pas, nga një verifikim i VNA-së, asnjëra prej këtyre bashkive ende nuk ka përfunduar këtë proces.

Gjurmët dhe pasojat janë ende të prekshme në secilin prej zonave të prekura nga tërmeti, me qindra banorë të pastrehë, me infrastrukturë dhe institucione publike të dëmtuar.

Akoma nuk ka një bilanc zyrtar mbi përfituesit realë të procesit të rindërtimit.

Nga hulumtimet e kryera rezulton që shumë pak banorë kanë sot zyrtarisht çelësat e banesave në duar.

Teksa qindra të tjerë vijojnë të jenë të pastrehë ose janë kthyer në shtëpitë e dëmtuara.

Edhe pse rindërtimi është një proces që ende vijon. VNA ka bërë një bilanc se çfarë ka prodhuar deri tani ky proces.

Së pari, çdo vit në buxhetin e shtetit dhe të bashkive të vendit aplikohen fonde për procesin e rindërtimit.

Së dyti, të gjithë duhet t'a dinë që personi i emëruar si ministër për Rindërtimin, z.Arben Ahmetaj dhe njëkohësisht ish -zv.kryeministri sot është në arrati.

Së treti, Ministria e Shtetit për Rindërtimin është shkrirë, pra nuk ekziston më.

Së katërti, rindërtimi ka kaluar si proces në varësi të bashkive dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikes.

Së pesti, rindërtimi ka prodhuar me dhjetëra procese gjyqësore, si shkak i vlerësimit të dëmeve të tërmetit nga DS4, DS3 etj, duke klasifikuar objekte dhe pallate për shembje apo edhe në rrezik shembje, ndonëse nuk janë të tillë.

Së gjashti, ka prodhuar "Dosjen 5D" të Bashkisë së Tiranës. Kompania "5D Konstruksion", në kohën që ka mbajtur emrin tregtar VAS Konstruksion është përfshirë në shembjen e 22 pallateve, një kontratë me vlerë 600 mijë euro. Një nga pronarët e saj, Mariglen Qato, mbante postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe Redi Molla ishte administrator i Tirana DC, kompani në Bashkinë e Tiranës me përgjegjësi në zhvillimin e ndërtesave të rindërtimit.

Kujtojmë se Tirana DC i krijua pas tërmetit për të ndihmuar në procesin e rindërtimit dhe për të menaxhuar pronat e qytetit të Bashkisë Tiranë. Sot drejtorët janë arrestuar, nën akuzë nga  SPAK për krijimin e skemave me fatura fiktive dhe përvetësimin e miliona lekëve nga buxheti i shtetit.

Së shtati, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit evidenton se problematika në menaxhimin dhe planifikimin e fondeve për rindërtimin.

Së teti, me pretekstin e rindërtimit kanë dalë mes katër rrugëve dhe të pastrehë mijëra qytetarë, teksa është hapur rruga për ndërtimin e pallateve dhe kullave shumëkatëshe.

Sot do të ishte mirë që këtë bilanc t'a bënte qeveria sepse rindërtimi ndonëse shihet si një proces teknik, në fakt është proces që përfshin jetën, ekonominë dhe të ardhmen e mijëra qytetarëve taksapagues të këtij vendi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme