Ekskluzive 26 November 2024, 14:31 Nga VNA

Pjesë e grupit kriminal të Suel Celës, dy të dyshuarit vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Ndaje në Whatsapp

Marsel dhe Xhino Roka, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, janë vëllezërit e Adelajda Roka, drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Adelajda Roka u emërua në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit rreth një vit më parë. Kjo agjenci është përgjegjëse për dhënien e lejeve të ndërtimit në territorin e Shqipërisë. 

Burime për VNA bëjnë me dije se në shtëpinë e dy vëllezërve Roka është ushtruar kontroll, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme. Ndaj tyre rëndojnë dyshime të shumta, përfshirë dhe akuzën e grupit kriminal.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme