Ekskluzive 23 November 2024, 14:20 Nga VNA

Gjergji dhe Skënder Dako, dy djemtë e Sevasti Qiriazit, vdekja e tyre e trishtë dhe letra e gruas italiane drejtuar Enver Hoxhës

Ndaje në Whatsapp
Gjergji dhe Skënder Dako, dy djemtë e Sevasti Qiriazit, vdekja e tyre

• VNA publikon letrën e italianes Maria Fiorelli, bashkëshortes së Skëndër Dakos, djalit të vogël të patriotëve Kristo Dako dhe Sevasti Qiriazi

Më 30 Tetor 1948, Rosa Fiorelli Dako dhe Maria Gjergji Dako shkruajnë një letër Enver Hoxhës, asokohe,  Komandant i Përgjithshëm i Shqipërisë, për të liruar bashkëshortët e tyre, Gjergji dhe Skënder Dako. Dy djemtë e patriotëve Kristo Dako dhe Sevasti Qiriazi, të arrestuar nga në 1947-ën nga regjimi komunist. Le letrë që sot publikon VNA, dy motrat italiane, Rosa Fiorelli Dako dhe Maria Gjergji Dako kërkojnë ndihmë për lirimin e burrave të tyre, Skënder Kristo Dako dhe Dr. Gjergj Kristo Dako, të cilët janë burgosur. Ato përshkruajnë vështirësitë e tyre, përfshirë rritjen e katër fëmijëve të vegjël dhe sëmundjet që po përballojnë. Në letër përmenden gjithashtu sakrificat e familjes së Dakos për Shqipërinë, duke përfshirë një periudhë të vështirë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shtëpia e tyre u mor nga gjermanët. Teksti përmban një lutje ose kërkesë formale, ku përmendet "lutja jonë do të meret parasysh" dhe përfundohet me frazën "mbetemi me nderime." Bashkëshortet Dako tërheqin vëmendjen për padrejtësinë dhe kërkon mëshirë dhe veprim të shpejtë nga shteti. Biografi Po kush ishin vëllezërit Dako? Një vit pas lindjes së Gjergjit, Korça u përball me luftën ballkanike, dhe pushimin e qytetit nga forcat greke. Djali i Sevasti Qiriazit dretuese e Shkollës shqipe të vajzave në Korçë. 1924-1932 kreu Robert Kolegjin në Stamboll dhe shpërngulet familjarisht në SHBA. Atë vit kryen shkollën për mjek kirurg në Itali deri në vitin 1937 ku kryen stazhin e mjekut në Romë. 1938 kthehet në Shqipëri dhe një vit më vonë emërohet mjek në spitalin Civil të Tiranës. Më 1939 kryen specializimin për Kirurg në spitalin Civil të Romës. Qershor 1940-Tetor 1943 kirurg në spitalin Civil të Tiranës. Gusht 1944 arrestohet nga Gjermanët në Kamëz pasi i gjetën armë gjatë kontrollit deportohet familjarisht dhe dërgohen në burgun Beogradit. Dhjetor 1944 me urdhër të ministrit të Shëndetësisë I.Dervishi dërgohet në Berat.Viti 1945 e gjeti dr.Gjergji Dakon në detyrë e mjekut kirurg në Kuçovë dhe më 17 dhjetor u caktua nga Ministria e Shëndetësisë në shërbim të UNRRA-s. Gusht 1946 emërohet në Spitalin e Vlorës ku arrestohet sikundër vëllai Skënderi. Sigurimi e përfsin në grupi tekniko intelektual të Kuçovës bashkë me ing.Alizotin  e Zuberin.  Djali i vogël i patriotëve Kristo Dako dhe Sevasti Qiriazi, arrestohet me 15 Mars 1947. Pas dy vjet torturash vdiq në hetuesi. Ishte i martuar me italianen Maria Fiorelli. Vdiq më 18 Shkurt 1949.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme