Ekskluzive 28 November 2024, 12:09 Nga VNA

Profili i Prekë Kodrës, snajperistit që ekzekutonte nga distanca. Si u kontraktua nga Suel Cela dhe grupe të tjera kriminale

Ndaje në Whatsapp
Profili i Prekë Kodrës, snajperistit që ekzekutonte nga distanca.

Prekë Kodra, ishte një emër thuajse i panjohur për publikun deri ditën kur SPAK e shpalli në kërkim në kuadër të dosjes Metamorfoza. Ditët që do të pasonin, do të zbulonin profilin e një snajperisti, tejet të rrezikshëm, që ishte kontraktuar nga grupet kriminale për të kryer vrasje në distanca të largëta.

Suel Cela, kreu një prej grupeve kriminale në Elbasan që kërkonte me cdo kusht kokën e kundërshtarit të tij, Ardian Capja ra na kontakt me Prekë Kodrën.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për ta ekzekutuar Capjan, grupi kriminal nuk kishte arritur që ta realizonte atentatin, për shkak se ai ruhej jashtë mase. E vetmja mundësi ishte gjuajtja në distancë e tij.

Ndaj Prekë Kodra, ishte njeriu i duhur. Sic del nga hetimet e SPAK, Kodra merr përsipër të ekzekutojë Capjan dhe këtë e bën nga Kodra e Krastës.

Ai qëlloi me snajper nga 400 metra distancë dhe e la të plagosur Ardian Capjan. Ky i fundit mundi t’i mbijetonte atentatit dhe tashmë ndodhet në burg ku vuan dënimin me burg përjetë për akuzën e dy vrasjeve, të Gentian e Nezir Beqirit.

Ndërkohë Prekë Kodra  dyshohet të ketë kryer dhe vrasje të tjera të sofistikuara, Më herët autoritetet e kanë dyshuar për ekzekutimin mafioz të Kastriot Recit në zemër të Rrëshenit, por deri më tani nuk është ngritur akuzë zyrtare për këtë ngjarje. SPAK tashmë ka në duar dhjetra biseda të Sky Ecc që po i kryqëzon me njëra-tjetrën për të zbardhur ngjarje të rënda kriminale. Mbi këto të dhëna, ka ndërtuar edhe profilin kriminal të shkodranit Prekë Kodra; atë të një snajperisti tejet të rrezikshëm.

Prekw Kodra, njihet me nofkat “mjeshtri”, “gjuetari”, “magjistari”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme