Ekskluzive 5 December 2024, 09:00 Nga VNA

Kush po e varros skandalin e mbetjeve të KURUM?

Ndaje në Whatsapp
Kush po e varros skandalin e mbetjeve të KURUM?

Hetimi i skandalit për eksportin e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë Kurum drejt Tajlandës, që u kthyen pas në Shqipëri po mbahet peng dhe prej javësh nuk po kryhen asnjë veprim. Në krye të herës, prokuroria pati një zell të hetimit të rastit dhe thirri në pyetje që nga administratoren e kompanisë Sokolaj shpk, Gjovana Sokolaj, administratorët e kompanisë Kurum, zyrtarëve të portit të Durrësit, doganave, të kompanisë koncesionare e deri tek zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit e Ministrisë.

Ndërsa ngarkesa ishte rrugës së kthimit për në Shqipëri, pasi Tajlanda nuk i pranoi mbetjet e dyshuara të rrezikshme, prokuroria thuajse e kishte përfunduar hetimin. Por, teksa ngarkesa pritej të ankorohej në Port, në cështje hyri dhe drejtuesja e prokurorisë, me arsyetimin se është rast hetimor kompleks dhe kërkon grup hetimor. Por pavarësisht përforcimit të grupit hetimor, gjithcka ka mbetur në vend numëro. Cështja që duhet të kishte ngritur në këmbë autoritetet dhe mbi të të ishte hedhur dritë e përgjegjësit të kishin përfunduar prapa hekurave, në fakt është harruar në sirtar.

Mbetjet janë vendosur në ruajte në Porto Romano, në një zonë në pronësi të agjencisë së pronave të sekuestruara e konfiskuara. Përse u harruan hetimet për skandalin e mbetjeve? Kush ka interes që për këtë cështje të mos flitet? Përse prokurorët nuk po firmosin urdhër ndalime apo arreste për përgjegjësit? Kush ka interes aqë cështja të varroset? Të gjitha këto pyetje kërkojnë një përgjigje.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme