Ekskluzive 16 December 2024, 22:22 Nga VNA

Dashuri në kohë lufte/ VNA publikon letrën e gazetarit britanik internuar në burgun e Petrelës

Ndaje në Whatsapp
Dashuri në kohë lufte/ VNA publikon letrën e gazetarit britanik

 

Viti 1941, kohë e trazuar për Shqipërinë dhe botën mbarë. Lufta e Dytë Botërore kishte përfshirë pothuajse të gjitha vendet e botës. Asokohe Shqipëria gjendej e pushtuar nga Italia fashiste. Në këtë periudhë nën kthetrat e Italisë kapet rob lufte një gazetar britanik. Edward Lovett Fielding, gazetar - korrespondent lufte i "The Times" dhe "Daily Telegraph" i burgosur në Shqipëri, në burgun e Petrelës në Tiranë shkruan letër të dashurës së tij kroate.

Lufta

Një letër që gazetari i “The Times”, “Daily Telegraph”, Edward Lovett Fielding i dërgon të dashurës së tij kroate i internuar në Shqipëri, në fshatin Petrelë në Tiranë.

I kapur në Beograd, dërguar Podgoricë, pastaj në burgun e Tiranës.

Por meqë në burg kishte lloj lloj njerëzish, dhe kriminelë ordinerë duhet të hiqej e të internohej në Itali.

Pastaj në Hotelin e dozheve (Vollga) në Durrës, transferohet prej andej që të mos binte në kontakt me të tjerë britanike, diplomatë të kapur e të sjellë në Shqipëri prej Greqisë, si dhe me rusë, sillet në Tiranë.

Por para se t'a çonin aty. Aventura e tij prej 6 prillit 1941 deri më 17 shtator 1941 kur me anije zbret në Bari e internojnë në Petrelë dhe pastaj në Itali 5 muaj.

Letra

Kjo është një letër e shkruar në gjuhën italiane (dhe me disa referenca në kroatisht).

Letra është dërguar më 25 gusht 1941 dhe është shkruar nga një person i quajtur Lovett F. Edwarde, i cili është aktualisht rob lufte nga italianët dhe i internuar në një fshat shqiptar. Letra i drejtohet një mikeshe me emrin Muki, dhe autori shkruan në gjuhën kroate, duke përmendur se ajo mund të ketë harruar anglishten e saj gjatë muajve të fundit.

Në letër, ai përmend:

Dëshirën për të ditur si është dhe si po jeton ajo, nëse jeta e saj ka pësuar ndryshime të mëdha.

Ndryshimet në jetën e tij, si ato materiale ashtu edhe shpirtërore. Ai thekson se është i vetëm dhe ndjen mërzi.

Shpresën për të komunikuar dhe për t'u takuar sërish pas përfundimit të luftës.

Kërkesën që t’i dërgohet një kopje e veprës “Balade Petrice Kerempuha” nga Krleža dhe ndonjë libër tjetër në kroatisht ose serbisht.

Në fund, ai përmend se është duke mësuar italishten dhe shpreson që së shpejti të jetë në gjendje të shkruajë letra në këtë gjuhë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme