Ekskluzive 28 December 2024, 12:23 Nga VNA

Erjon Veliaj fluturon drejt SHBA, në kulmin e hetimeve të SPAK për 4 vepra penale

Ndaje në Whatsapp
Erjon Veliaj fluturon drejt SHBA, në kulmin e hetimeve të SPAK

Në kulmin e hetimeve të SPAK, Erjon Veliaj është nisur mëngjesin e sotëm në udhëtim jashtë vendit. Burimet thonë se destinacioni final i kryebashkiakut janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihet nëse Veliaj ka udhëtuar për arsye pune apo për festat e fundvitit.

Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale më të rëndat: korrupsion dhe pastrim parash. Të enjten ai u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për 5 orë.

Pasi u largua prej andej, deklaroi se ishte denoncuar nga një person anonim me emrin Nesti Angoni. Veliaj deklaroi se ky person nuk ekziston, pasi ka kërkuar në regjistrat e gjendjes civile.

Prokuroria e Posaçme iu përgjigj Veliajt teksa deklaroi se:

“Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale, mbi bazën e të cilit u regjistrua procedimi penal i mësipërm.

Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale:

Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, i parashikuar nga neni 245;

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal”, njoftoi prokuroria.

SPAK ka pyetur më herët bashkëshorten e z. Veliaj, si dhe ka ushtruar kontrolle në bizneset e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt, duke iu sekuestruar celularët.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme