Ekskluzive 15 January 2025, 14:34 Nga VNA

SPAK intensifikon hetimet/ Fati penal dhe politik i Erion Veliajt në pikëpyetje

Ndaje në Whatsapp
SPAK intensifikon hetimet/ Fati penal dhe politik i Erion Veliajt në

SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Hetuesit e BKH-së, me një vendim të Gjykatës së Posaçme në dorë, kanë ushtruar përsëri kontrolle në ambiente të cilat zotërohen nga familjarët e Veliajt.

Sipas një vendimi të gjyqtares Atalanta Zeqiraj, të firmosur më 14 janar, është urdhëruar kontrolli i apartamentit nr. 11/4 në Sky Tower, që besohet se përdoret nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut. Apartamenti, sipas burimeve, është një kat mbi qendrën "Harabel", që zotërohet gjithashtu nga Xoxa. Hetuesit, në bazë të vendimit të gjykatës, kanë sekuestruar prej aty dokumente dhe pajisje elektronike, të cilat pritet të shqyrtohen ose të deshifrohen. Nuk është ende e qartë se si hetuesit kanë zbuluar dhe besojnë se apartamenti në fjalë përdorej nga Xoxa.

SPAK po heton kryebashkiakun Veliaj prej më shumë se dhjetë muajsh për dyshime mbi korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetuesit kanë kontrolluar më herët kompanitë e gruas dhe vëllait të tij, si dhe u kanë sekuestruar celularët. Veliaj, bashkë me bashkëshorten dhe persona të tjerë të besuar, ka dhënë dëshmi përpara prokurorëve të Posaçëm.

Me veprimet e fundit të BKH-së, duket se hetimet po afrohen drejt përfundimit. Në vijim, pritet të shihet qartë jo vetëm fati penal, por edhe ai politik i Erion Veliajt.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme