Ekskluzive 23 January 2025, 21:59 Nga VNA

“Mandati i Sonila Bejtjes në Gjykatën Kushtetuese. A do të përsëritet precedenti “Zaçaj” për vonesat?

Ndaje në Whatsapp
“Mandati i Sonila Bejtjes në Gjykatën Kushtetuese. A do të

Një tjetër vakancë pritet të zëvendësohet në Gjykatën Kushtetuese. Pas Elsa Toskës dhe Holta Zaçajt, më 25 prill të këtij viti mbaron dhe mandati i gjyqtares Sonila Bejtja. Kjo e fundit zëvendësoi Besnik Muçin, i cili qëndroi në detyrë vetëm 1 muaj pasi u shkarkua nga vetingu. Ndërsa vetë Muçi plotësoi vakancën e Sokol Berberit.

Data e mbarimit të mandatit të Sokol Berberit është shpallur nga Presidenti Ilir Meta më 25 prill 2016, çka automatikisht e bën mandatin 9-vjeçar të përfundojë më 25 prill të këtij viti.

Por, siç ka ndodhur me mandatin e Elsa Toskës (së dorëhequr) dhe Holta Zaçajt, që vetëm pas presionit arriti të mbledhte trupën për të shpallur sipas Kushtetutës përfundimin e mandatit të saj, ngjashëm Gjykata Kushtetuese po shkel rregulloren e saj, por mbi të gjitha ligjin për shpalljen e vakancës së anëtares Sonila Bejtja.

Ligji e thotë qartë se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, njofton organin e emërtesës për vendin vakant. Gjë që, si me rastin e Zaçajt dhe të Bejtes, nuk ka ndodhur. Nesër data shënon 24 dhe është afati i fundit ligjor që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, në detyrë, ka për të mbledhur trupën gjyqësore dhe për të shpallur dearimin e pérfundimit të mandatit për Sonila Bejten. Për sa kohë nuk ka një njoftim zyrtar për këtë mbledhje, mbetet e paqartë se kur do të mblidhet Gjykata Kushtetuese për të shpallur vakancën e Sonila Bejtjes. A do të zvarrisë zonja Zaçaj procesin, siç bëri me mandatin e saj? A do të shprehet Presidenti i Republikës (duke ndjekur precedentët e Gjykatës së Lartë) për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të shpallë vakancën për emërimin që është kompetencë e tij?

Këto të gjitha janë pikëpyetje që presin përgjigje në ditët në vazhdim. Nëse në rastin e zgjatjes së mandatit të Elsa Toskës me “bekimin” e Elisa Spiropalit çështja ka mbetur ende pezull, në rastin e Holta Zaçajt, me gjithë mekanizmat ekstra ligjorë që ajo përdori, në fund u detyrua të “dorëzohej” dhe të shpallte vakancën.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme