Ekskluzive 22 January 2025, 18:14 Nga VNA

Hetimet për Erjon Veliaj, SPAK verifikim biznesmenit që zotëron apartamentin që dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për Erjon Veliaj, SPAK verifikim biznesmenit që zotëron

Mirton Lika rezulton të jetë pronari i apartamentit në Sky Tower, që SPAK dyshon se e posedonte në mënyrë të tërthortë Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Por kush është Mirton Lika? Ai rezulton të jetë aksioner në disa kompani biznesi. Ai është aksioner në kompaninë “Saranda Projekt shpk”, e themeluar më 18 nëntor 2024.

“PP INVEST” është një tjetër kompani e themeluar më 6 dhjetor 2023, ku Lika rezulton aksioner. Këtë kompani ai e zotëron bashkë me Alban Dabullën, që u shfaq më 6 dhjetor 2024 në derën e vilës së Erjon Veliajt në Kodrën e Diellit, ku iu sekuestrua celulari Ajola Xoxës, si dhe me Gaz Demin.

“Tirana Brew Craft”, e themeluar më 17 korrik 2020, ka si një nga aksionerët Mirton Likën. Ortak tjetër është Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste.

Mirton Lika është po ashtu administrator i kompanisë “International Elevator Company”, e themeluar më 10 shtator 2016.

Ai është gjithashtu administrator i “Sky Hotel’s”, e themeluar më 15 shtator 2013. Lika rezulton aksioner në masën 60% në “Agro Group”, si dhe administrator i “Tirana Brew House”, e themeluar më 16 mars 2011.

Ai është gjithashtu një nga aksionerët e kompanisë “Lani shpk”, e krijuar në vitin 1995. Në emër të kësaj kompanie rezulton dhe apartamenti.

SPAK aktualisht është duke hetuar për lidhje të mundshme dhe konflikt interesi mes kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, me biznesmenin Lika dhe arsyet pse Ajola Xoxa ka shfrytëzuar apartamentin 11/4 në Sky Tower, aty ku ka dhe zyrat kompania e saj “Harabel”. Veliaj po hetohet për katër vepra penale, si pastrimi i parave dhe korrupsioni.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme