Ekskluzive 11 February 2025, 16:14 Nga VNA

Dosja Veliaj: Klotilda Bushka i kërkoi dëshmitares të gënjente para prokurorëve/ Ajola Xoxa i shkatërroi telefonin

Ndaje në Whatsapp
Dosja Veliaj: Klotilda Bushka i kërkoi dëshmitares të

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është nën hetim nga SPAK pasi ka tentuar të pengojë hetimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Lidhja dhe njohja e deputetes socialiste Bushka me Ajola Xoxën është e hershme. Bushka ka punuar në studion ligjore Partners Law të Ajola Xoxës përpara se të hynte në politikë dhe në parlament. Në dosjen e prokurorëve shkruhet e zeza mbi të bardhë se, pas nisjes së hetimeve të SPAK, Bushka ka intimiduar dëshmitarët që të mos rrëfehen kundër Ajola Xoxës në SPAK.

Historia e përfshirjes së kryetares së Komisionit të Ligjeve nis nga dëshmia tronditëse e Ina Goxhaj, ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës BYL-A, që kontrollohet nga Ajola Xoxa.

Në momentin që është thirrur për të dëshmuar, Goxhaj tregon për prokurorët se atë e kontaktoi Klotilda Bushka dhe bënë një takim në shtëpinë e prindërve të saj. Gjatë takimit, Bushka i ka kërkuar të mohojë gjithçka gjatë marrjes në pyetje. Goxhaj rrëfeu edhe për një takim të dytë, ku ishin të pranishëm Klotilda Bushka, avokatët dhe më pas në takim ka ardhur edhe Ajola Xoxa. “Klotilda më tha të thosha që gjërat duhet të mohoheshin në mënyrë kategorike”, tregon Goxhaj. Sipas saj, një tjetër shqetësim i Bushkës ishte që të mos mësohej se adresa e BYL-A ishte shtëpia e deputetes së PS.

Ish-drejtoresha ekzekutive e BYL-A, Ina Goxhaj, deklaron se gjatë takimit, Ajola Xoxa i mori celularin për ta shkatërruar dhe i dha një të ri, mesa duket me qëllim që të zhdukeshin mesazhet.

“Klotilda më tha se nuk duhet të përmendej emri i Ajolës dhe as të tregoja sesi funksiononin gjërat”, shprehet në dëshminë e saj.

Ina Goxhaj tregon më tej se iu bë presion lidhur me dëshminë, teksa i kujtuan se çfarëdo që të deklaronte do të merrej vesh prej tyre, pasi ata kishin njerëz në prokurori dhe të dhënat do të rridhnin.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme