Ekskluzive 31 January 2025, 11:30 Nga VNA

Mbetjet e rrezikshme të Kurum/ Hetimet për 2800 tonët e sekuestruar mes përplasjeve dhe vonesave

Ndaje në Whatsapp
Mbetjet e rrezikshme të Kurum/ Hetimet për 2800 tonët e

Prokuroria e Durrësit ka marrë kontakt me një ekspert kimist që pritet që të kryejë analizat për 2800 ton mbetjet e KURUM që mbahen të sekuestruara në Porto Romano pas kthimt nga Tajlanda.

Pas një kohe të gjatë, institucionet i janë përgjigjur shkresave të Prokurorisë dhe pritet që të përcaktohet mënyra e marrjes së mostrave si dhe laboratori ku do të kryhen. Për marrjen e mostrave duhet të zbatohet një protokoll i rreptë pasi ka rrezik per jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Në rastin konkret prokuroria, por edhe institucionet e tjera duhet të kishin vepruar me shpejtësi për te hedhur dritë mbi skandalin që perfshin jo vetëm kompaninë Kurum dhe kompaninë eksportuese Sokolaj Shpk me administratore Gjovana Sokolaj.

102 kontejnerët u eksportuan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, por u kthyen mbrapsht pasi nuk kishte miratim nga vendi pritës. Skandali u sinjalizua nga rrjeti Bazelit dhe dyshohet që ka patur dhe raste të tjera të eksportit të lëndëve të rrezikshme. Burimet thonë se brenda grupit të hetimit ka përplasje të forta për këtë çështje pasi interesat që preken janë shumë të larta. E nisur nga kjo situatë, që çështja të hetohet e plotë dhe pa ndërhyrje duhet që dosja të kalojë në duart e Prokurorisë së Posaçme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme