Ekskluzive 30 January 2025, 12:06 Nga VNA

Ekskluzive/ "Toyota Auris" dorëhiqet gjyqtarja. Shqyrtoi dosjen e pasurive të Suel Çelës, është në konflikt interesi

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ "Toyota Auris" dorëhiqet gjyqtarja. Shqyrtoi dosjen e

Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka jep dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes Toyota Auris, ku të pandehur janë marrë ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja gjyqësore, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Gjyqtarja ka shqyrtuar më herët çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës kreu i një organizate kriminale me bazë të gjerë dhe rezulton se kjo pika është një nga akuzat që rëndon ndaj të pandehurve. Po ashtu, në komunikimet në aplikacionin Sky Ecc ata kanë diskutuar për mënyrën sesi do të ndikonin sistemin e drejtësisë për të çliruar nga sekuestro pasuritë e Çelës. Për këtë shkak, gjyqtarja ka vlerësuar se është në konflikt interesi dhe se mund të jetë dhe dëshmitare në proces.

Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Erjon Çela për shqyrtimin e dosjes. “Toyota auris”  u pagëzua në këtë emër pasi në dy makina që vinin nga Belgjika u zbuluan 3.4 mln euro. Pas një procesi të gjatë, për trafikimin e parave që dyshohet se rridhnin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës u dënua vetëm një nga kushërinjtë Vladi. Paratë ndërkohë vijojnë të mbahen të sekuestruara.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme