Ekskluzive 11 February 2025, 14:43 Nga VNA

Dosja Veliaj/ Si u bë pronar i Gerard-A fatorino i kompanisë

Ndaje në Whatsapp
Dosja Veliaj/ Si u bë pronar i Gerard-A fatorino i kompanisë

VNA ka zbardhur historinë e Sokol Kryeziut, një prej personave kyç të përfshirë në dosjen që prokurorët e posaçëm kanë përgatitur për Erion Veliajn. Ajo që bie në sy është se Sokol Kryeziu, në vitin 2016, ka nisur punën si faturino i kompanisë Gerard-A dhe më pas si kontrollor, deri në momentin kur papritur ka blerë kompaninë, ku e nisi karrierën si faturino. Sipas të dhënave të siguruara nga prokurorët, Sokol Kryeziu e ka blerë kompaninë Gerard-A për 33.4 milionë lekë, që do t’i shlyente në 6 vite.

Gjatë periudhës 2017-2018, Kryeziu ka punuar si pastrues në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim-Gjelbërimit dhe më pas si punëtor për ngarkim-shkarkim mbetjesh në shoqërinë Alb Teck Plast. Më tej, karriera e tij ka përparuar, duke u emëruar drejtor në shoqërinë Green Line.

Shoqëria Gerard-A, nga viti 2018 deri në 2023, ka fituar 20 procedura me autoritete kontraktuese si UKT, Drejtoria e Pastrim-Gjelbërimit dhe Drejtoria Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit.

Gjatë periudhës dhjetor 2023 – janar 2024, kur Sokol Kryeziu rezulton të jetë pronar i Gerard-A, ai ka blerë disa piktura në galerinë NAN, e kontrolluar nga Ajola Xoxa. Vlera totale e pikturave është 5 milionë lekë.

Kjo skemë korruptive është një nga të shumtat që gjenden në dosjen e hartuar nga prokurorët. Skema, që duket qartë si një marrëdhënie korruptive, është përdorur nga kryetari i bashkisë në funksion të përfitimit monetar. Sesi një faturino siguroi shumën e nevojshme për të blerë një kompani, nuk dihet, por fakti që ai ka faturuar në drejtim të një OJF-je të zotëruar nga bashkëshortja e Erion Veliajt, me një shumë të konsiderueshme parash, ngre dyshime të mëdha.

Ndaj duket se ai është vetëm një emër fiktiv, i përdorur për të qarkulluar milionat e çiftit Veliaj-Xoxa. Kryebashkiaku Erion Veliaj po mbahet në masën e arrestit me burg, nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndodhet në arrest shtëpie për të njëjtat akuza.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme