Ekskluzive 4 February 2025, 16:34 Nga VNA

Tre platforma, asnjë zgjidhje, si përfunduan në kosh "Stop Informaliteti", "Komisariati Dixhital dhe "Shqipëria që duam"

Ndaje në Whatsapp
Tre platforma, asnjë zgjidhje, si përfunduan në kosh "Stop

 

Tre platforma, një qëllim dhe asnjë zgjidhje.

Bëhet fjalë për platformat "Shqipëria që duam", "Komisariati Dixhital" dhe "Stop Informalitetin".

Gjatë këtyre viteve të gjithë kemi dëgjuar me sa bujë u prezantuan nga kryeministri Edi Rama këto platforma.

Pritjet me qytetarët dhe ato që dikur quheshin "letra nga populli" sot janë zëvëndësuar nga platforma dhe aplikacione.

"Komisariati Dixhital"

E para që hapi siparin e platformave ishte "Komisariati Dixhital". Në vitin 2015, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri së bashku me kryeministrin Edi Rama, prezantoi "Komisariatin dixhital" si një dritare nga ku policia do të komunikonte me qytetarët. Asokohe, Rama dhe Tahiri thanë se me anë të aplikacionit, qytetarët do të kishin mundësi të denonconin paligjshmërinë, duke ruajtur anonimatin dhe reagimi i Policisë do të ishte më shpejt.

Por prej më shumë se dy vitesh kjo platformë nuk funksionon. Shkak është bërë sulmi kibernetik nga Irani në vitin 2022. Dhe prej asaj kohe Policia e Shtetit ende nuk e ka vënë në funksion.

"Shqipëria që duam"

Kjo është një ndër platformat më të propaganduar nga qeveria dhe sidomos kryeministri Edi Rama. Për këtë platformë punojnë dhjetëra persona të ndarë në grupe, ku një grup qendror është në Kryeministri dhe grupet e tjera janë në çdo ministri

E lancuar në vitin 2017, në nisje të mandatit të dytë qeverisës, Rama e shpalli këtë platformë si portë të bashkëqeverisjes me qytetarët.

Një produkt që sipas kreut të qeverisë do ishte si hapsirë komunikimi, ndërveprimi, me fokus "për të luftuar korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare".

Asokohe Rama tha se platforma pranon vetëm anëtar me identitet real, të identifikueshëm. Dhe se kushdo që i drejtohet kësaj platformë mban përgjegjësi për çfarë shkruajnë, po kështu edhe për denoncimet që kryejnë.

Në fakt, kjo platformë mund të shkarkohet si aplikacion nga app ose play store në telefon "iPhone" dhe "Android". Dhe pas instalimit në telefon duhet të regjistroheni (njësoj si tek e-Albania; me të gjitha të dhënat e sakta të identitetit). Aty gjenden disa rubrika si: Ankesa ime, Nisma ime, Fjala ime, Nota ime, Shkolla ime, Biznesi im, Kuvendimi Ynë, Dua të kontribuoj, Historia ime.

Platforma vijon të jetë funksionale dhe përgjigjet jepen nga stafi i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

"Stop Informalitetit"

Në vitin 2019, ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri me dije se do nisë ndërtimin e një aplikacioni përmes të cilit të gjithë qytetarët, punonjësit apo bizneset do të denoncojnë bizneset që nuk paguajnë taksa. Në platformë denoncime mund të bëjë çdo qytetar që nuk merr kupon tatimor, punonjës që nuk sigurohet ose deklarohet me pagë të ulët, por edhe biznesi i cili konkurrohet padrejtësisht nga një ndërmarrje që fsheh të ardhurat.

Edhe në këtë rast aplikacioni shkarkohet në telefon nga app store. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky aplikacion vijon të jetë në app store për iPhone dhe iPad por jo për Android.

Nga prezantimi i kreut të qeverisë Edi Rama i tha se denoncimet do jenë të fshehta dhe konfidenciale, ato por duhen mbështetur në fakte dhe prova si foto apo dokumente.

Dhe jo vetëm kaq, por çdo përdorues i këtyre aplikacioneve është i lidhur direkt me e-Albania. Pra, lehtësisht i identifikueshëm.

Vitin e parë të prezantimit të platformës pati goxha raportime nga qytetarët, por aktualisht është e pamundur të mësohet diçka mbi fatin e "Stop informalitetit" dhe nëse vijojnë puna për zgjidhjen e denoncimeve që qytetarët bëjnë.

Pra, tre platforma që në vetvete duhej të kishin në thelb "hallet e qytetarëve" në të vërtetë janë kthyer premtimet e përhershme por që nuk zgjidhin asgjë. Më shumë se të dobishme, ato u krijuan dhe jetuan thjesht si mjete në shërbim të propagandës qeveritare dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme