Ekskluzive 23 February 2025, 14:16 Nga VNA

Berisha, kriptomonedhat dhe SPAK: Pse legalizimi i Bitcoin po bëhet prioritet i opozitës?

Ndaje në Whatsapp
Berisha, kriptomonedhat dhe SPAK: Pse legalizimi i Bitcoin po bëhet

Shqipëria, lider në fushën e Blockchain, kriptomonedha, Bitcoin – sado i çuditshëm të duket si premtim, në fakt është një nga shtyllat e programit ekonomik të PD. Sali Berisha disa herë me radhë e ka përsëritur këtë alternativë, që do të ofrojë me ardhjen e tij në pushtet, një premtim që duket i ngjashëm me atë të fushatës së presidentit Trump, por shumë larg realitetit të një Shqipërie, e cila, përpara se të mendojë për kriptomonedhat, ka nevojë për një “shkundje” në pastrimin e parave në ndërtim, në formalizimin e ekonomisë dhe në aspekte të tjera shumë më të prekshme për shqiptarët sesa Bitcoin.

E çuditshme është të mendohet se, në një kohë kur të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për një fluks të madh parash të futura në ekonominë shqiptare si pastrim parash – kryesisht në ndërtimin e kullave – kryetari i opozitës e ka fokusin te legalizimi i kriptomonedhave.

Vërtet është fushatë dhe duhet premtuar pa limit, por natyrshëm lind një pyetje e thjeshtë: Pse Berisha po këmbëngul për legalizimin e kriptovalutave? Kush i përdor ato më shumë në Shqipëri? Kush ka më shumë interes për to? A është kjo një përgatitje për një amnisti fiskale të një lloji tjetër? A ka lidhje Sali Berisha dhe familja e tij me një biznes të tillë, që ndërkohë po zhvillohet diku në veri të Shqipërisë?

Mbetet për t’u parë se si do të vijojnë këto zhvillime, ndërkohë që SPAK ka nisur etshëm dhe praktikën për të hetuar krimin elektoral, gjë që nuk ka shkaktuar asnjë entuziazëm në kampin opozitar. Madje Oerd Bylykbashi ka kërkuar posaçërisht që SPAK të heqë dorë nga hetimi për krimet elektorale dhe që me to të merret Prokuroria e Posaçme. Mos vallë kjo është shenjë e fshehjes së diçkaje më të madhe se asfalti elektoral, të cilin PD e denoncon çdo ditë? Fakt mbetet se qeveria dhe eksponentë të rëndësishëm të saj dhe të botës së krimit kanë qenë të implikuar në manipulimin e votës në Shqipëri.

E nëse Rama paralajmëroi se nuk mund të lejojë “përgjimin” e partive politike, Sali Berisha po kërkon që SPAK të mos merret fare me këto hetime. Epo, djalli (dhe krimi elektoral) nuk fshihen gjithmonë në detaje. Zarfat dhe kërcënimet mund të zëvendësohen edhe me Bitcoin, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të jetë ecuria e një prej strukturave më serioze që janë marrë deri më sot me krimin elektoral në Shqipëri.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme