Ekskluzive 23 Shkurt 2025, 10:22 Nga VNA

Dosja belge/ Si Safet Bajri theu legenin e prostitutës. Banda e të fortit të Dobracit që terrorizoi Brukselin

Ndaje në Whatsapp
Dosja belge/ Si Safet Bajri theu legenin e prostitutës. Banda e të

Safet Bajri, i konsideruar si i forti i Dobracit që ndodhet nën arrest pasi dyshohet se bashkë me krahun e tij të armatosur Asmer Bilali dhe kushëririn e tij Behar Bajri, ekzekutuan Fatbardh Licin në 2018 në Shkodër, është një emër që alarmoi një dekadë më parë autoritetet në Belgjikë, pasi drejtonte një nga bandat me të dhunshme të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion.

Referuar dokumentave, rezulton se ai bashkë me vëllanë, drejtonin bandën në përbërje të cë cilës ishin dhe 10 anëtarë dhe përmes dhunës e shantazhit, shfrytëzonin vajzat në rrugët e Belgjikës, e prej këtij aktiviteti përfitonin miliona euro.

Në një vendim të Gjykatës së Apelit të Brukselit hidhet dritë mbi mënyrën sesi funksiononte banda e drejtuar nga Safet Bajri Rustemi dhe sa e dhunshme ishte kjo bandë, cka shqetësoi seriozisht autoritetet ligjzbatuese belge të cilat e renditën emrin e Bajrit si ndër më të kërkuarit në vend.

Ndërsa mediat në Belgjikë e kishin kryefjalën e tyre, në Shqipëri Safet Bajri u shfaq në një intervistë televizive duke dhënë alibinë e tij. Megjithatë ai u arrestua dhe vuajti dënimin belg.

Në dosjen belge ku zbardhen detaje të shfrytëzimit të vajzave në rrugët e Brukselit, një prej episodeve më shqetësuese është se nga komunikimet telefonike, rezultoi se vëllezërit Bajri ushtronin dhunë ndaj tyre.

Në një nga bisedat e zbardhura në dosje, një prej vajzave ankohet se nuk ka ardhur në festën e ditëlindjes së Safet Bajri Rustemit sepse e dinte që Saed Selhani (vëllai i Safet Bajrit) do të pinte dhe do ta godiste siç e ka zakon.

Kjo bisedë sipas dosjes i përket datës 14 shtator 2014. Vajza që ankohet prezantohej si mikesha e ngushtë e Sead Selhanit.

Safet Bajri Rustemi u pikas nga policia belge dhe zbulua se ishte kreu i grupit. Vajzat që shfrytëzoheshin në rrugë e zbuluan atë. Njëra nga vajzat u pyet atë kohë nga hetuesit nëse nëse kishte shkuar për tu mjekuar në spital, ajo u përgjigj: “U rrëzova nga shkallët pasi më ngeci taka dhe rashë, kjo është e gjitha”.

Por hetimet e mëtejme zbuluan se ishte Safet Bajri ai që e kishte dhunuar në mënyrë barbare duke i thyer edhe legenin.

Njëra nga vajzat e identifikuar në dosje si Kristina është dëgjuar në përgjime ti thotë Alesias, se Safeti kishte pirë dhe i thyer legenin Anxhelës.

Gjatë pyetjes në atë kohë në polici, Safet Bajri ka deklaruar se Anxhela është një vajzë që e takonte herë pas herë për tu zbavitur, që nuk e dinte ku punonte dhe se nuk e kishte goditur kurrë.

Por sipas hetuesve ai është i pabesueshëm, pasi nga përgjimet telefonike, rezulton se jo vetëm që Safet Bajri dhe Anxhela kanë patur kontakt të vazhdueshëm dhe kur ajo e uron për ditëlindje me datë 9 shtator, e pyet më pas se te cilit klient duhet të shkojë, pasi kishte patur dy telefonata.

Vajza më pas shpreh shqetësim te shoqet e saj se Safeti mund edhe ta vriste pasi ajo kishte thënë “dicka që nuk duhej”.

Safet Bajri Rustemi, i cili rezultoi se bënte një jetë luksi në Belgjikë iu tha hetuesve se të ardhurat e kanë burimin nga aktiviteti i rritjes së peshkut nga ana e familjes së tij në Shkodër. Por hetuesit thonë se të ardhurat e Bajrit rrjedhin nga aktivitete të paligjshme kriminale.

Sot Safet Bajri është kryefjala e medias, për shkak të arrestimit për ekzekutimin e Fatbardh Licit, xhaxhait të kundërshtarit të tij të përbetuar Ibrahim Lici.

Dy fiset janë në konflikt të fortë prej vitesh dhe nga “lufta” mes tyre janë vrarë shumë persona.

Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK, por gjasat janë që po me urdhër të kësaj prokurorie mbi supet e tij të ngrihen edhe akuza të tjera të rënda.

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme