Ekskluzive 9 March 2025, 10:43 Nga VNA

Skandali i TIMS, Prokuroria drejt përfundimit të hetimeve. Çfarë pritet të ndodhë?

Ndaje në Whatsapp
Skandali i TIMS, Prokuroria drejt përfundimit të hetimeve.

Prokuroria e Tiranës është në përfundim të hetimeve lidhur me skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS. Burime të besuara thanë per VNA se brenda pak ditësh dosja do t’i dorëzohet gjykatës per gjykim. Nën akuzë do të jetë Ervin Muça drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit pranë Policisë së Shtetit.

Muça sapo ishte emëruar në detyrë kur bashkë me një grup personash të besuar ndërhynë në sistemin TIMS dhe kopjuan të dhënat. Gjykata caktoi ndaj Muçës masën e arrestit në shtëpi për ndërhyrje në sistemet kompjuterike.

Për skandalin e TIMS u ngrit dhe një komision i posaçëm hetimor që drejtohej nga Ervin Salianji. Por dënimi i Salianjit e zbehu punën e komisionit. Vjedhja e të dhënave në TIMS, konsiderohet një nga skandalet më të rënda që mund të ketë prekur policinë e Shtetit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme