Ekskluzive 24 March 2025, 14:38 Nga VNA

U dhunua barbarisht/ Nëna e Fabjol Hysit, shurdh-memecit rrëfen luftën e të birit me jetën

Ndaje në Whatsapp
U dhunua barbarisht/ Nëna e Fabjol Hysit, shurdh-memecit rrëfen

Fatbardha Hysi, nëna e Fabjol Hysit, shurdh-memecit që u dhunua në mënyrë barbare në Lushnje rrëfen se i biri është duke luftuar për jetën e së mjekët si kanë dhënë asnjë shpresë. Ajo rrëfen jetën e vështirë të Fabiolit dhe nuk kupton dot arsyen përse djalin e saj e goditën barbarisht, kur ai nuk i bënte keq askujt.

Znj.Fatbardha, si e mësuat ju që Fabjoli ishte dhunuar?

Nipi i një mikeshës time, e kishte parë Fabjolin të dhunuar dhe i kishte dhënë ndihmë. Kishte lajmëruar ambulancën dhe policinë. Kur unë shkova në spital gjeta plot njerëz.

Si është gjendja e Fabjolit?

Është në intubim. Mjekët nuk na kanë dhënë ende shpresë. Është me fraktura në kokë. Po lufton me jetën.

Cfarë mësuat rreth ngjarjes?

Fabjoli ndodhej në xhami. Në orën 20.10 ka dalë nga xhamia kur personat e kanë shtyrë dhe ai është penduar e ka rënë. Kur ai ka qenë përtokë, njëri nga djemte e ka goditur në kokë me gur, duke i shkaktuar frakturë. Tjetri e ka goditur me shqelma.

Kishte përplasje Fabjoli me ndonjërin nga djemtë?

Fabjoli si bënte kaq askujt. Ai ka lindur me aftësi të kufizuara. Është operuar ne Greqi. frekuentonte rregullisht xhaminë dhe ai nuk kishte asnjë konflikt. Dua të më thonë pse e masakruan djalin tim.

Jeni pyetur nga policia dhe cfarë kërkoni nga institucionet?

Të bëjnë drejtësi. Të më shpjegojnë motivin, përse Fabjoli ndodhet në këtë gjendje. Dua drejtësi. Si nënë shpresoj që Fabjoli të bëhet mirë.

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme