Ekskluzive 20 March 2025, 16:14 Nga VNA

Hilja e PD/ Kandidatët e saj regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare, pa pasur deputetë në parlament

Ndaje në Whatsapp
Hilja e PD/ Kandidatët e saj regjistrohen nën siglën e partive

Partia Demokratike ka dorëzuar listat zyrtare në KQZ, dhe në dokumentin përkatës disa nga kandidatët e saj të listës së mbyllur figurojnë të regjistruar si përfaqësues të partive aleate.

Emrat e përfshirë në skandal:

Dibër

• Denisa Vata: Kryetare e degës së PD-së në Mat. Regjistruar si kandidate e Partisë Lëvizja Legalitetit (PLL).

Tiranë

• Klevis Balliu: Shef Organizimi në PD dhe drejtues politik në Njësinë 3. Regjistruar si kandidat i Frymës së Re Demokratike (FRD).

• Besart Xhaferri: Kryetar i FRPD-së. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat (PBDK).

Shkodër

• Greta Bardeli: Deputete aktuale e PD-së. Regjistruar si kandidate e Partisë Demokristiane (PDK).

Vlorë

• Atird Hoxha: Kryetar i degës së PD-së në Vlorë. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar (PBK).

Qëllimi i skemës

Të gjithë kandidatët e mësipërm janë përfaqësues të qartë të PD-së: Greta Bardeli është deputete aktuale, Besart Xhaferri kryeson Forumin Rinor të partisë, ndërsa Klevis Balliu ka dalë nga primaret dhe është drejtues politik në Njësinë 4 të PD-së.

Kjo manovër ka për qëllim përfitimin e fondeve publike të alokuara për partitë parlamentare. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe këta individë do jenë deputetë, partitë që ata përfaqësojnë formalisht do të përfitojnë automatikisht fonde nga buxheti i qeverisë për partitë parlamentare.

Ky veprim cilësohet si një mënyrë e papranueshme dhe manipulative për të marrë fonde publike në favor të partive të vogla joaktive, duke përdorur kandidatët e PD-së si mekanizëm për të arritur këtë qëllim.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme