Ekskluzive 29 March 2025, 10:57 Nga VNA

Skandali në kompaninë ONE, nisin ndëshkimet. Ndërpritet kontrata me Nazeri 2000. Pa përgjigje pyetja: Përse u fsheh ngjarja?

Ndaje në Whatsapp
Skandali në kompaninë ONE, nisin ndëshkimet. Ndërpritet

Pas skandalit në kompaninë telefonike ONE, ku persona të maskuar hynë brenda ambienteve në orët e para të 25 dhjetorit 2024 dhe ngjarja u mbajt e fshehur, kanë nisur edhe ndëshkimet e para.

VNA ka lexuar një email ku kompania ONE kërkon ndërprerjen e kontratës me shoqërinë fizike të sigurisë Nazeri 2000, ku disa prej punonjësve të saj janë nën hetim për moskallëzim të krimit.

“Të lutem merr parasysh të kemi gati herët nesër zgjidhjen e kontratës së Nazerit me 30 ditë lajmërim. Të fillojë menjëherë procesi i tenderimit. Më thuaj nëse të duhen detaje të tjera”, thuhet në mesazhin e dërguar.

Burimet konfirmojnë po ashtu se kanë nisur procedurat për largimin e punonjësve të vetë kompanisë. Por, pavarësisht këtyre lëvizjeve, që vijnë pas publikimit të skandalit dhe jo më herët, pyetja që mbetet ende pa përgjigje është: pse u fsheh ngjarja?

Kompania ONE reagoi një ditë më parë, por nuk shpjegoi në asnjë moment arsyet se përse nuk u lajmërua policia lidhur me faktin se dy të maskuar kishin hyrë në kompani. Së dyti, përse për më shumë se 3 muaj nuk u morën masa dhe vetëm pas rrjedhjes së informacionit në media filluan ndëshkimet e para.

Ndëshkime që ngjajnë se janë më shumë një përpjekje për të pastruar imazhin sesa për të zbuluar të vërtetën. Sepse e vërteta u përpoq të groposet që kur ngjarja nuk u raportua. Çfarë u fsheh në këtë histori? Kujt i interesonte kjo? Çfarë provash kishte në atë godinë dhe a u shkatërruan?

Ndoshta hetimi mund të hedhë dritë mbi këto pikëpyetje, ose ndonjë hetim që mund të nisë nga Budapesti.

 

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme