Ekskluzive 26 Mars 2025, 13:54 Nga VNA

Kush urdhëroi sulmin mbi kompaninë ONE, fijet që e lidhin me Arbër Veliaj. Çfarë provash u zhdukën?

Ndaje në Whatsapp
Kush urdhëroi sulmin mbi kompaninë ONE, fijet që e lidhin me

Natën e Krishtlindjes, me 25 dhjetor 2024, në zyrat e kompanisë telefonike ONE në zonën e Laprakës hyjnë dy persona të maskuar. Burimet thonë se ata kishin leva në duar dhe shkatërruan disa kompjutera. Ngjarja, e cila do të duhet të kishte vënë në alarm policinë, nuk u raportua pranë institucioneve, as nga kompania ONE dhe as nga punonjësit e kompanisë së sigurimit.

Vetëm dje, pas rrjedhjes së një fotoje në media, policia nisi hetimet dhe pranoi se fakti kishte ndodhur dhe se ka nisur hetimet.

“Pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, janë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës”, tha policia.

Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

“Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi Gentian Koci, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gentian Koci  - theksohet në njoftim - nuk ka njoftuar policinë për ngjarjen, por dyshohet se ka informuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. “Është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë”, theksoi policia e Tiranës.

Gentian Koçi, 50 vjec punonjës i sigurise fizike kompania ONE, Arsil Feshti, 31 vjec me detyrë punonjës sigurie i brendshem kompania ONE, si dhe Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti i Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE po hetohen për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Për moskallëzim krimi po hetohen edhe Alfred Zylalaj, me detyrë drejtues Teknik i Kompanisë Nazeri 2000, Gëzim Sala, Koço Veneti, Myzafer Dinoshi dhe Ismet Tatari, punonjës shërbimi SHPSF Nazeri 2000.

Kjo ngjarje ndoshta nuk do të ngjallte kaq shumë interes, nëse kompania ONE nuk do të kishte marrëdhënie biznesi me Arbër Veliajn, vëllain e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku ky i fundit po hetohet për korrupsion e pastrim parash.

“Nga hetimet rezulton se klienti kryesor i “Gogël” shpk është “One Albania” me një total shitjes që arrin në 551,639,924 lekë (deri më datë 5 qershor 2024. Nga ana tjetër, nga hetimet evidentohet se kompania “One Albania” ka marrë pjesë në disa procedura prokurimi public dhe ka arritur të shpallet fituese në disa prej tyre, duke bashkëpunuar kryesisht me qeverisjen vendore Tiranëm, përfshirë këtu tendering me objekt “shërbimi i infrastrukturës së dedukuar optike dhe shërbimeve data”. Për këtë tender kompania është shpallur fituese me datë 14 tetor 2024. Një tjetër tender i rëndësishëm ka qenë ofrimi i shërbimeve online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë Tiranë, rezultoi me nënshkrimin e kontratës me 1 nëntor 2024”, thuhet në dosjen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pikërisht ky moment, ngre dyshime se sulmi mund të lidhet me cështjen Veliaj. Pyetjet që shtrohen janë të shumta. Përse ngjarja u fsheh? Kush urdhëroi të mos raportohej? Cfarë provash mund të jenë dëmtuar apo shkatërruar? A po heton SPAK për këtë cështje dhe a ka qenë më dijeni më herët sesa të njoftonte zyrtarisht policia?

Lexo gjithashtu

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme