Ekskluzive 9 April 2025, 13:27 Nga VNA

“Kurban” për Serbinë, ja pse FSHF vendosi të mos i japë më bileta “Tifozave Kuq e Zi”

Ndaje në Whatsapp
“Kurban” për Serbinë, ja pse FSHF vendosi të mos i

Kush beson se vendimi i FSHF për të mos u ofruar më bileta në grup tifozerive, vecanërisht grupimit kryesor, “Tifozat Kuqezi”, është naiv. Thjesht Federata gjeti momentin për t’u “hakmarrë” pas një fushate “bezdisëse” të TKZ për kampionatin europian që do të organizojë Shqipëria me Serbinë. TKZ dhe Illyrian Elite ishin ndër ata që kundërhstuan organizimin e kampionatit europian U-21 me Serbinë, në një kohë që mediat kryesore, ministritë, por edhe pala kosovare heshtën. Por nuk është vetëm ky motivi pse Armand Duka vendosi të marrë vendimin për të mos I lejuar TKZ të blejnë bileta në grup. VNA ju sjell një analizë të hollësishme të asaj që luhet në prapaskenë…

1- Armand Duka është përpjekur të bashkëjetojë me Tifozat Kuqezi, por asnjëherë nuk ka pasur “kimi” me këtë grup. Ishin të famshme mesazhet në vitin 2016 kur ai nëpërmjet e-mailit që I dërgonte një vartëses së tij, I quante ata “Legena”.

2- Kontestimi i tyre I zhurmshëm për organizimin e kampionatit U-21 me Serbinë ishte pika që derdhi gotën. Duka u kujdes që në Shqipëeri ccështja të trajtohej sa më butë nga mediat e mëdha dhe ia doli në fakt. I ndërgegjshëm për regain që do të shkaktonte, por I joshur nga milionat që sjell ky aktivitet, FSHF u kujdes që edhe në kominkatën e saj për shtyp, të mos shkruante askund se me kë po e zhvillonte kampionatin. Qesharake si situatë, por tregonte sa në siklet ishte Duka. Grupimet e tifozëve ishin të vetmit që nuk hestën dhe ai nuk e harroi.

3- Tifozat madje kërcënuan se do të kishin një reagim të përshkallëzuar për t’i dhënë një mesazh Dukës që në ndeshjen me Serbinë në qershor. Pra nga njëra anë i prishën qetësinë kur vendosi të bashkëpunojë me Serbinë dhe nga ana tjetër mund t’I sjellin kokëccarje në një ndehsje tejet delicate, por edhe të rëndësishme për kualifikueset. Për të mos folur më pas, që nëse Rama fiton zgjedhet dhe ndodh ndonjë incident, sikleti bëhet Akoma më i madh…

4- Shfrytëzoi përccarjet mes TKZ. Para se të niste kjo fushatë eliminatoresh disa skena sherrresh në tribunën e TKZ u bënë virale dhe Duka u përpoq të përfitonte nga përplasjet mes tyre.

5- Në korridoret e FSHF shpesh pëshëpritej se “me biletat e kobëtares bëhet biznes”. Natyrisht, prej kohësh grupimet I blejnë biletat me të njëtin cmim, thjesht “nderi” që u bënte FSHF ishte që ua jepte “paketë” biletat që në atë tribunë të ishin vetëm ata. Por duke qenë se interesi për kombëtaren ëështë rritu dhe interesi për qoka po ashtu, në FSHF menduan: “Nëse është puna për bzines, atëherë e bëjmë vetë, pse t’ua lëmë tifozëve”. Të kuptohemi, në disa ndeshje biletat shkojnë në trefishin e vlerës reale.

6- Dhe meqë jemi te biznesi, a e keni parë se si avullojnë biletat në ndeshjet e mëdha, brenda orës madje? Mirëpo po të shkosh në agjenci të ndryshme turistike, aty mund të gjesh, por me cmim shumë më të kripur. Llogaria është e thjeshtë: ua bëjmë nderin agjencive, nuk kemi zëra kundër, heqim qafe ca të pabindur që bëhen të rrezikshëm kur janë bashkë dhe japim shembullin se kush na del kundër e pëson. Pra me një gur vrasim katër zogj. Ose pesë më mirë… Pse pse 5? Sepse kështu garantojmë që në ndeshjen me Serbinë në qershor nuk kemi incidente. Ose të paktën kështu shpresojnë në FSHF, sepse TKZ ka treguar se nuk e ul kollaj kokën përballë federatës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme