Ekskluzive 10 April 2025, 11:23 Nga VNA

Raporte me shumicë për ndeshje të dyshuara, ja pse Duka po mendon “ndryshimin” e formulës

Ndaje në Whatsapp
Raporte me shumicë për ndeshje të dyshuara, ja pse Duka po mendon

“Duka i hap rrugën ndryshimit të formulës ‘Final 4”, ishte lajmi që qarkulloi dy ditë më parë. Për shkak të një gjendje të mjerueshme të gazetarisë sportive, ku mbizotëron mendimi I cekët dhe mungesa e analizës, pothuajse askush nuk pyeti: C’punë ka Duka me formulën e kampionatit, kur si rregull atë e bëjnë klubet? Mos vallë ishte ai që ua imponoi skuadrave dhe opinionit public një skemë të dështuar që nuk prodhoi asgjë të mirë, përveccse rralloi akoma më shumë tifozët nëpër shkallët e stadiumeve? Nëse po, a mban përgjegjësi për këtë gabim trashanik që nuk zgjati dy javë, as dy muaj, por dy vite?

Por më shumë se sa presidenti I FSHF ka “vënë dorën në zemër” për kampionatin, situate duket më komplekse se kaq. Situata ka dalë jashtë kontrollit, jo vetëm me shikueshmërinë, marketingun, apo interesin e publikut, por edhe me sinjalizimet që vijnë për ndeshje të dyshuara sit ë trukuara nga institucione të monitorimit të basteve.

Burime pranë FSHF thonë se ky ëhstë një nga vitet më problematikë sa i përket numrit të ndeshjeve të sinjalizuara që janë për “karton të kuq”. Duka është në dijeni të kësaj, ndaj edhe kërkon ti rikthehet skemës së mëparshme, që me gjithë mangësitë e shumta, evitonte alencat masive dhe kaq shumë “qoka” mes klubeve.

Burimet pranë FSHF bëjnë me dije se raporte kanë ardhur jo vetëm për kategorinë e parë, sicc ndodh rëndom, por edhe për shumë ndeshje të superiores. Ndeshja Skënderbeu-Dinamo ishte ajo që u përfol më shumë në media, por në fakt ka pasur edhe shumë të tjera. Thuhet se ky është një nga vitet më problematikë që e rikthen futbollin shqiptar disa vite pas sa I përket besuehsmërisë. Ironia e fatit është që tani Shqipëria ka zv.presidentin e UEFA-s, por asgjë nuk ka ndryshuar nga “spektakli” me telekomandë në fushë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme